'Sherri' i Ramës me BE-në, zv. ministrja e Brendshme në '5 pyetjet': Nuk ka konflikt me Bullgarinë! Duhet të na jepnin një 'dritë jeshile'

'Revolta' e Kryeministrit Rama në samitin e BE-së ku 'dyert' e organizatës edhe kësaj radhe nuk arritën të hapeshin, kanë qenë tematika e mbrëmjes së sotme në '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv.

E ftuar për të folur rreth kësaj tematike ishte zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko për të zbuluar detaje për relacionin e vendit tonë, i cili i ka çelur negociatat që prej vitit 2014.

E pyetur nëse fjala e ashpër e kreut të qeverisë nga samiti ka ardhur si pasopjë e një konflikti që shteti ynë mund të ketë me Bullgarinë, Kuko e mohoi duke thënë se kanë vetëm me atë minoritet që po pengon hapjen e negociatave.

'Ne shkojmë aty me detyra të kryera gati për të hyrë në tryezë dhe çfarë ndodh? Një shtet që është anëtar i BE dhe eventualisht në NATO nuk pranon. Çështja është të paktën jep një dritë jeshile, duket sikur është një labirint shumë i koklavitur.'- tha ajo në Report Tv.

'Ajo që është thënë është se Shqipëria nuk ka një konflikt me Bullgarinë, por me atë minoritet që pengojnë hapjen e negociatave.'

Zëvendës ministrja sqaroi gjithashtu deklaratën e Kryeministrit për ndarjen e çështjeve historike me ato politike, duke e krahasuar me konfliktin e hershëm mes dy vendeve të fuqishme si rasti i Francës me Gjermaninë të cilat i kanë bashkuar çështjet ekonomike dhe politike në mënyrë që të sigurohej stabiliteti në Evropën e sotme. 

'Duhet të mos e nxjerrim nga konteksti, po flasim për një mozaik kaq të komplikuar në këtë rajonin tonë ndër shekuj. Ajo që kryeministri ka thënë ka qenë nëse fusim historinë  apo identitet në procese politike që kërkojnë akselerim të tyre. Mendoni ju sikur të fillonte diskutimi mes Francës dhe Gjermanisë ne sot do ishim  akoma në diskutime në mos nuk do kishim stabilitet në këtë Evropë? U shtrua një zgjidhje ekonomike dhe kjo solli edhe procese politike të një BE, ku sot kemi një organizatë supernacionale me ato veçori që ka. Duhet parë përpara.'

Kuko u pyet edhe për 'skenarin' e ndarjes në gjykim të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut si dhe problematikave të kësaj të fundit me Bullgarinë dhe mos propozimit francez. Kuko është përgjigjur se është çështje që i takon Maqedonisë së Veriut.

'Unë do të frenohesha për të dhënë një skenar të tillë aktualisht, është çështje që i takon Maqedonisë së Veriut. Ky labirint s'mund të na mbajë peng përgjithmonë. Mbledhja e KE nuk i ka dhënë kapak, ka dhe pak oksigjen që ne të kemi mundësi që ne të marrim disa sinjale pozitive.'

Kujtojmë se, Ministria e Jashtme e Bullgarisë e cilësoi si të papërshtatshme gjuhën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi se një vend i NATO-s ka marrë peng dy shtete të tjera të NATO-s, dhe se ky është një turp për to. Në një deklaratë zyrtare, ministria e Jashtme e Bullgarisë thotë se ato kanë mbështetur gjithmonë perspektivën evropianë të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave, por janë të zhgënjyer nga gjuha e kryeministrit shqiptar. Por i menjëhershëm qe reagimi i kryeministrit Rama i cili tha se me një telefonatë Shqipëria njohu minoritetin bullgar,.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja