Nga Bullgaria ka lajme të mira. Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë të miratuar një vit më parë ku impononte veton dhe tashmë çështja i ka kaluar Qeverisë bullgare. Parlamenti bullgar e hoqi veton me kushtin që sipas propozimit francez, Komisioni Evropian do të shërbejë si arbitër sepse tani procesi i anëtarësimit i RMV është i lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Pasi Kuvendi i Bullgarisë dha sot dritën jeshile për propozimin francez, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, tha se qëndrimet e tyre janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në të ardhshmen duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë nga Franca. Osmani tha se qëndrimi i tyre është i qartë, se çështja e gjuhës dhe çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës së negociatave.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta kanë reaguar menjëherë pas këtij vendimi. Rama e ka konsideruar lajm të madh heqjen e vetos në Parlamentin bullgar dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë më shpejt. 

Por dje Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski tha se ka refuzuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

“Falënderoj presidentin Macron për angazhimin, por që propozimi të jetë pranueshëm duhet të garantojë disa çështje thelbësore, për gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ka deklaruar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët me Ramën dhe presidentin Serb, Aleksandar Vuçiq.

Cili është 'Propozimi francez'?

Presidenca franceze e BE-së më 18 qershor ka dërguar një propozim për të thyer ngërçin bullgaro-maqedonas. Nuk është bërë publike, megjithëse mediat, përfshirë Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë, kanë marrë kopje. Ai "mirëpret synimin e Shkupit" për të përfshirë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë "qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët". Futja e një klauzole të tillë do të kërkonte dy të tretat e votave në parlament. Propozimi nuk përmend specifikisht një "pakicë bullgare", por flet për detyrimin e qeverisë maqedonase për të mbrojtur të drejtat e të gjitha "minoriteteve dhe komuniteteve" duke parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t'i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi "merr parasysh" synimet e të dyja palëve për të lëshuar "deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase", me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018. Propozimi sugjeron dy konferenca ndërqeveritare, duke përfshirë një këtë javë në Bruksel dhe një tjetër pasi Maqedonia e Veriut ndryshon preambulën e kushtetutës.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve në Bullgari drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së "gjuhës maqedonase". Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Bullgaria miratoi propozimin francez, Macron: Një hap para, por jo fitore

Ditën e sotme  Kuvendi bullgar miratoi propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e konsideroi një hap përpara, por ende jo një fitore.

 “Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën e sotme që i hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për rrjedhojë edhe për Shqipërinë. Do të punoj me çështje teknike të nevojshme për të formalizuar një marrëveshje në ditët në vijim me bullgarinë dhe Maqedoninë. Do të thosha se e gjithë makineria evropiane është e gatshme dhe doja të falënderoja kryeministrin e Bullgarisë, por edhe koalicionin e tij, të gjitha forcat politike për këtë votë. Nuk mund të thërrasim fitore, por gjithsesi është një hap përpara, tani drejtimin ia pasojmë presidencës së Republikës së Çekisë”, tha presidenti francez.

 

Ora 17:56
Vota në parlamentin bullgar për heqjen e vetos, Nikolla: Çliron vendimmarrjen e KE për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

1656086326_321713.jpg

Kyetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar menjëherë pas votimit të Parlamentit të Bullgarisë për heqjen e vetos kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.

“Mirënjohje Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim),  Miroslav Ivanov, dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së nnegociatave me Maqedoninë e Veriut. 

Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropaist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ora 15:03
Bullgaria pranoi propozimin e Macron për heqjen e vetos, Varhelyi: BE të vendosë për konferencën e parë të Maqedonisë dhe Shqipërisë

1655968181_Screenshot4.jpg

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka komentuar vendimin e Bullgarisë për të miratuar propozimin e Macron për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.

Ora 15:00
Vota në parlamentin bullgar për heqjen e vetos, Balla: I hap rrugë fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Kryetari i Grupit parlamentar, Taulant Balla ka reaguar pasi Kuvendi bullgar miratoi propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron.

'Për heqjen e vetos për negociatat për Maqedoninë e Veriut.Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, duke miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Më poshtë vendimi:

Asambleja Kombëtare, në bazë të Art. 86 i Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë,

1. Rikonfirmon kushtet në të cilat Republika e Bullgarisë mund të mbështesë çdo hap në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht:

2. Zbatimi efektiv i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 dhe Procesverbaleve të mbledhjeve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar sipas Art. 12 të këtij Traktati:

2. Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i përfshirë në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

3. Ekzistenca e garancive evropiane për plotësimin e kushteve të pikave 1 dhe 2.

II. Për këtë qëllim:

Qeveria e Republikës së Bullgarisë të miratojë propozimet nga Kryesia e Këshillit të BE-së, draft-Kornizën Negociuese dhe Konkluzionet e Këshillit, duke iu nënshtruar kushteve të mëposhtme:

- përsosja e tekstit të draft-Konkluzioneve të Këshillit në mënyrë që të garantohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e MV në dispozitat në të cilat janë përmendur popujt e tjerë dhe në pozitë të barabartë me këta popuj;

- Përmirësimi i draft-kornizës negociuese të propozuar dhe draft-konkluzioneve të Këshillit për të pasqyruar më qartë faktin se asgjë në procesin e anëtarësimit të MV-së në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë për ekzistencën e "gjuhës maqedonase" ;

- të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të MV-së në BE, për zbatimin e pastër të informimit të Këshillit përpara çdo Konference Ndërqeveritare;

- përfshirja e një referimi për protokollet dypalëshe sipas Artit. 12 të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në Kornizën Negociuese.

Mbi këtë bazë dhe vetëm nëse plotësohen këto kushte, Asambleja Kombëtare e 47 e Republikës së Bullgarisë do të presë që Këshilli i Ministrave të miratojë draftin e Kornizën Negociuese, njëkohësisht ose pas finalizimit të Protokollit sipas Artit. 12 të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit.'- shkruan Balla në Facebook.

Ora 14:03
Vota në Parlamentin bullgar për heqjen e vetos, Rama: Tani BE të lëvizë më shpejt

1655994026_Sequence03.00290703.Still028.jpg

Kryeministri Rama ka reaguar pas heqjes së vetos në parlamentin bullgar. Rama ka thënë se u shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe BE-së.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”

Ora 14:02
Votimi i Kuvendit bullgar, Meta: Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike

1656072205_2888560415785018903117178087478535132696014n.jpg

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Presidenti Ilir Meta 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi bullgari miratoi propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për heqjen e vetos për negociatat për Maqedoninë e Veriut.

"Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende", shkruan Meta.

Ora 14:02
Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut: Qëndrimi ynë i qartë, çështja e gjuhës të mos jetë në kornizën e negociatave

Pasi Kuvendi i Bullgarisë dha sot dritën jeshile për propozimin francez, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, tha se qëndrimet e tyre janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në të ardhshmen duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.

“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze.  Qëndrimi ynë është i qartë – çështja e gjuhës, çështjet historike, të mos jemi pjesë e kornizës së negociatave dhe renditja mes hapave, pasi ndryshimi i Kushtetutës dhe fillimi i negociatave janë të rëndësishme në vendimin tonë për të pranuar ose refuzuar një propozim”, tha. Osmani në përgjigje të pyetjeve.”, tha Osmani.