TIRANE- Sherri për një gomë të dëmtuar është bërë shkak i vrasjes së një gomisti ditën e shtunë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 tek “Fusha e aviacionit”, ndërsa mësohet se fillimisht 33-vjeçari ka mbetur i plagosur por ka humbur jetën rrugës për në spital.
Florian Selmani ishte pronar i një gomisterie dhe prej një viti punonte me të vëllain e tij nga Saranda. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për një gomë të dëmtuar të cilën viktima ja ka shiktur klientit të tij Xhevahir Mzika, efektiv i SHISH, çka edhe është bërë shkak I një sherri mes tyre.
Sipas, banorëve shkak I ngjarjes është bërë një zënke e dhunshme që kanë pasur dy vëllezërit nga Saranda me efektivin e Shërbimit Informative.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të gomisterisë dhe Xhevahir Mzika, I ka kërkuar llogari për gomën e dëmtuar e cila mund të ishte bërë shakatare aksidenti me makinë.
Pas debatit dhe përplasjes fizike, Xhevahir Mzika është larguar me makinë, por është kryer pak minuta më vonë dhe me armën e shërbimit, pistoletë tip TT , ka qëlluar dy herë mbi Selmanin.
Mësohet se prej një viti Florian Selmani nga Saranda e banues në Tiranë, kishte marrë me qira ambientin e gomisterisë ku edhe ushtronte aktivitetin bashkë me vëllain e tij.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Mësohet se deri më tani janë 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO