Pukë, plagoset me thikë 26-vjeçari, policia e FNSH rrethojnë zonën, kapet autori

Pukë, plagoset me thikë 26-vjeçari, policia e FNSH rrethojnë zonën, kapet autori

Thikë

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Fushë Arrëz. Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku sherri ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Ka qenë Erjon Hasani, 28 vjeç, që ka qëlluar me thikë 26-vjeçarin Aleksandër Matushi, i cili ka marrë disa plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e sherrit mes dy personave, ndërsa ka arrestuar autorin e plagosjes vetëm pak orë pas ngjarjes.

Policia kap autorin e plagosjes:

Në vijim të informacionit paraprak ku ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë),shtetasi A.M. 26 vjeç, banues në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë në mbështetje edhe nga forcat policore të F.N.SH. Shkodër, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar:

Erjon Hasani, 28 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i cili u arrestua në flagrancë. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Informacioni paraprak i policisë:

Me datë 07.07.2018, rreth orës 15:15, në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A.M. 26 vjeç, banues në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Pukë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj plagosje, shtetasi E.H. 33 vjeç, banues në fshatin Blerim në Fushë Arrëz. Forcat policore të Policisë Pukë, në mbështetje edhe nga një grup i Repartit FNSH Shkodër, po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore. 

Në vendngjarje, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren