'Shes motor Yamaha X Max…' Si e gjeti oficeri në Google motorin që portugezi përdori për vrasjen e Ardjan Nikulaj

'Shes motor Yamaha X Max…' Si e gjeti oficeri në Google motorin që portugezi përdori për vrasjen e Ardjan Nikulaj

1682601013_5.jpg

Një oficeri policisë, pjese e grupit të hetimit, për zbardhjen e vrasjes së Ardjan Nikulajt në Shëngjin të Lezhës, ra rastësisht në gjurmët e motorit që portugezi përdori për vrasjen e 50-vjeçarit.

Burime nga mediat bëjnë me dije se një nga oficerët, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në ‘Google.al’ me fjalët “…shes motor ‘Yamaha X Max…’.

Dhe në këtë moment i është shfaqur në një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”.

Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja, por megjithëse ishte shitur njoftimi nuk është fshirë. Në postim ishte edhe numri i shitësit, të cilin e ka telefonuar më pas policia. Personi M.J i cili jeton në zonën e 21 dhjetorit, ka treguar se ja ka shitur motorin një vajzë kundrejt çmimit prej 1800 euro.

Zbulimi i emrit të vajzës, çoi në ngritjen e dyshimeve të forta se vrasja e Nikulajt kishte të bënte me gjakmarrjen. Sipas policisë rezultonte se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri.

Vajza është shoqëruar në policinë e Lezhës dhe ka pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Haxhia. Por Edmond Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

'Shes 'Yamaha X' 1800 euro', si u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e Nikulajt, u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë! Mjeti u braktis pranë shtëpisë së porositësit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë