BOGOTA - Një poet kolumbian ka nxjerrë në shitje testikujt e tij, për të grumbulluar paratë, në mënyrë që të ndërmarrë një tur për të promovuar paqen në Europë (Poezi për Paqen në Kolumbi) sepse siç ka thënë ai, paqja dhe Europa janë të mrekullueshme dhe kush ka nevojë për testikuj në fund të fundit.
Raffael Medina Brochero ka thënë se do t’ia japë testikujt e tij, njeriut të parë që do të ofrojë 20 mijë dollarë. 52-vjeçari madje mësohet të ketë thënë që testikujt e tij mund t’i blerë një burrë steril, por edhe mund të bëhen supë. Kjo mund të jetë një përpjekje e dëshpëruar e poetit për të mbledhur para.
Ai nuk dëshiron që të mbetet trokë, siç ndodhi vitin e shkuar në Bolivi, kur u detyrua të shiste unazën e tij të martesës. Në karrierën e tij 35-vjeçare, poeti kolumbian ka shkruar 11 libra.
Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com