Premiera e shfaqjes “Miss Julie” e August Strindberg ngjitet këtë fundjavë në Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në qendër të shfaqjes janë Miss Julie dhe Jean, që vijnë nën lojën e Laura Nezhës dhe Ervin Bejlerit. Regjisori Kiço Londo rrëfen se nëpërmjet kësaj shfaqje zhvillohet beteja jetë-vdekje, ku arrin të mbijetojë vetëm ai që është i aftë të përshtatet në situata të ndryshme jetësore
“Shfaqja sjell probleme të ekzistencës, falimentimin e shoqërisë, por edhe një dashuri në një raport seksual të veçantë edhe joshës”, shprehet regjisori Kiço Londo.
“Shfaqja shpjegon jo si duhet bërë gjëra, se teatri nuk ka për detyrë që t’u thotë njerëzve se kështu duhet bërë, por që t’i bëjë njerëzit të mendohen edhe t’u thotë që kështu nuk duhet bërë gjërat. Edhe pse kjo gjë nuk vjen për shkak të tyre, por për shkak të kulturës së shoqërisë. Personazhi i Jean-it kërkon të ngrihet, kjo për shkak të ambicies, që vjen nga një rang i ulët. Ndërkohë, që Julie është në majë edhe bie poshtë”, thotë Bejleri.
Veprimet e Miss Julie janë të motivuara nga një sërë faktorësh që e kanë origjinën që nga fëmijëria e saj edhe që janë ndarja klasore, dëshirat dhe natyra e saj impulsive, traumat dinamike të historive të familjes dhe babait të saj.
“Strindberg është një penë e pakrahasueshme në larminë e dramaturgjisë botërore. Julie është e paqartë në jetën e saj, por është një karakter i deformuar për shkak të deformimit të saj. Vuan frakturat e formimit të saj gjatë fëmijërisë, e diktuar nga marrëdhënia e dy prindërve të saj”, shprehet aktorja Laura Nezha.
Shfaqja prezantohet këtë fundjavë në orën 20.00 tek Artubina.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Agnesa e Zotit', vepra e dramaturgut Pielmeier në Tiranë! Regjisori Kiço Londo sjell shfaqjen teatrore me tre aktore
7 Nëntor, 10:49
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!
1 Maj, 10:55
-
49 portrete në skulpturë të ish të dënuarve, ekspozohen në Burgun e Spaçit! Kori Ndërkombëtar ‘Bujart’ në Katedralen Ortodokse! Teatrot me shfaqje për fëmijë e të rritur!
13 Prill, 11:39
-
‘Elektra’ e Sofokliut shfaqet për publikun lezhjan! Drama u vu në skenë nga teatri shëtitës ‘Çajupi’
23 Mars, 15:01
-
Laura Nezha si ‘Elektra’, Kiço Londo me Sofokliun në ArTurbina, personazhet mes zemërimit dhe dëshirës për hakmarrje
13 Shkurt, 16:45
-
Komedia ‘Një dasmë e hatashme’ pritet me interes në Berat! Aktorja Haxhialiu: Emocion i dyfishtë kur debuton në vendlindje
17 Mars 2023, 08:38
-
‘Osman Taka’ i parë nga dyshja Iliazi-Shundi, Ervin Bejleri: Roli i tij, sfidë e përgjegjësi! Me Olën të dashuruar edhe në shfaqje, luajnë bashkë për herë të parë
14 Shkurt 2023, 13:57
-
Kush do ta drejtojë Teatrin Kombëtar? Altin Basha dorëhiqet nga "Eksperimentali" për postin, në garë dhe aktori Arben Derhemi. Kandidojnë dhe Londo me Dorezin
17 Nëntor 2022, 14:27
-
Gratë e burgut të Tiranës si spektatore në shfaqje, çfarë ndodhi në 60 minuta në teatrin e Kiço Londos
23 Tetor 2022, 15:19
-
‘Mes çarçafëve’, Yllka Mujo dhe Ermira Hysa, interpretojnë në Muze dramat e dy grave. Londo: Vepër që në një orë prek kaq shumë tema!
21 Tetor 2022, 20:30
-
'Mes çarçafëve' premierë në Berat! Regjisori Londo dhe aktorja Yllka Mujo: Shfaqje delikate, të lumtur që e nisim nga këtu
7 Maj 2022, 16:44