Moti i kthjellët do të zgjasë vetëm pak ditë, duke iu lënë vendin sërish reshjeve të shiut dhe erërave të forta, nga mesi i kësaj jave. Këtë e bën të ditur për Report Tv meteorologu i Institutit të Gjeoshkencave, Metodi Marku.

Për mikrofonin e Report Tv, meteorologu njoftoi se këto dy ditë do të jenë të kthjellëta, ndërsa nga e mërkura do të rikthehen reshjet e shiut dhe erërat e forta, të cilat pritet të zgjasin deri në fundjavë.

“Kjo situatë ishte në përmasë më të ulët se ajo e fundit të nëntorit. Presim përmirësim këtë javë, dy ditët e para të kësaj jave do të kenë mot të kthjellët, pastaj do të ketë ndryshime. Priten reshje nga e mërkura deri të dielën.

Ndërkohë, një erë e fortë pritet gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte. Pjesa e dytë e kësaj jave do të dominohet nga vranësirat, shoqëruar dhe me reshje. Reshjet priten të jenë më të pakta se fundjava që lamë pas”, tha meteorologu Marku. 

moti

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3 / 14 në vendet e ulëta: 1 / 15 në vendet malore: -3 / 9 °C. ERA: sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

d.c./shqiptarja.com