532 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë/ Humb jetën aktori Valter Gjoni, i infektuar edhe rektori i Vlorës

TIRANË- Në 24 orët e fundit shifrat e të prekurve me COVID-19 kanë vijuar të rriten, ku janë shënuar 532 raste të reja nga 2 mijë e 409 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë ditën e sotme kanë humbur jetën 7 qytetarë nga COVID, duke e çuar numrin e të prekurve në 612 që prej fillimi të pandemisë.

Gjithashtu në 24 rë janë shëruar nga koronavirusi 100 persona, por numri i të shtruarve ka vijuar të rritet, ku në 3 spitalet COVID ndodhen 389 pacientë, ku 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar nbë gjendje të rëndë.

Që prej fillimit të pandemisë deri më sot janë infektuar 27 mijë e 233 qytetarë, ku 12 mijë e 767 janë shëruar dhe aktualisht vijojnë të jenë të prekur 13 mijë e 854 persona.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.

Ditën e sotme ka humbur jetën aktori i njohur shqiptar, Valter Gjoni, i cili prej një jave ishte infektuar me COVID dhe nuk mundi t'ia dilte, gjithasht sipas informacioneve të Report Tv, i infektuar është edhe rektori i Universitetit të Vlorës, Roland Zisi.

Rastet e reja në 24 orët e fundit:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore- 532
Të shëruar ne 24 orë-100
Të shtruar në spitale-389
Humbje jete në 24 orë-7
Testime ditore-2,409
Testime totale-153,149
Raste pozitive-27,233
Raste të shëruara-12,767
Raste Aktive-13,854
Humbje jete-612
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-6797
Durrës-1170
Fier-1005
Korçë-819
Shkodër-821
Elbasan-730
Vlorë-614
Lezhë-616
Berat-419
Gjirokastër-392
Kukës-329
Dibër-142

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
3 mësuese dhe 2 fëmijë pozitivë me COVID në Berat

Rastet ditore me COVID janë gjithmonë në rritje në vendin tonë.

Në Berat 3 mësuese kanë rezultuar pozitive te 22 tetori, kur se një mësuese te "Ajet Xhindole".

Ndërsa 2 fëmijë te Qendra e Zhvillimit Rajonal në rajonin numër 3 kanë rezultuar pozitive.

 

Ora 11:48
COVID/ Infektohet Rektori i Universitetit të Vlorës Roland Zisi! Konfirmohen pozitivë një mësues dhe një nxënës

VLORË - Rektori i Universitetit të Vlorës, Roland Zisi është konfirmuar me koronavirus.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore teksa ai është karantinuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është prekur dhe një mësues në një gjimnaz në Vlorë.

Mes të prekurve janë dhe dy punonjës të një spitali si dhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare.

Ora 08:34
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare, aktori shqiptar Valter Gjoni nga koronavirusi

Shuhet në moshën 66-vjeçare, aktori shqiptare Valter Gjoni nga koronavirusi. Prej më shumë se një jave ai ishte infektuar nga COVID, betejë të cilën ai nuk e fitoi.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Klevis Gjoni në rrjete sociale. Valter Gjoni lindi në Tiranë dhe përfundoi studimet në Akademinë e Arteve.

Fillimisht nis punën si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe RTSH. Ka luajtur në 60 role në teatër, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentarë etj.

Ka kryer kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Greqi etj. Ka shkruar shumë artikuj kulturor. Në vitin 1991 Gjoni nisi punë në Bashkinë e Tiranës, ku punoi si drejtor i protokollit me shumë kryetarë, mes tyre edhe Basha, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, shkroi se Valteri ishte një qytetar model.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se se Valteri gojëmjaltë i shërbeu qytetit me dashuri për 4 dekada.

"Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës" - shkruan Veliaj.

Valter Gjoni ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike. Ai mban disa tituj nderi brenda dhe jashtë vendit, ku titulli më i larta është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës".

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja