Shifrat e fundit në Maqedoninë e Veriut, 26 humbje jete dhe 171 raste të reja me COVID

Shifrat e fundit në Maqedoninë e Veriut, 26 humbje jete dhe 171 raste të reja me COVID

Foto ilustruese

26 viktima janë shënuar nga COVID në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 357 teste të realizuara janë regjistruar 171 raste të reja me COVID.

Rastet e reja janë 58  në Shkup, 16 Kumanovë, Manastir dhe Radovish 9, Vinicë 8, Koçani dhe Kërçovë 7, Prilep, Ohër dhe Shtip 6, Veles dhe Strumicë 5, Tetovë, Gostivar dhe Resnjë 4, Kavadar 3, Strugë, Negotinë, Sveti Nikole Kratovë dhe Makedonska Kamenica 2, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Demir Hisar 1.

Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5,135 humbje jete. Ndërkaq betejën me COVID e kanë fituar 409 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 138, 779 persona.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)