Shifrat e larta me COVID, Maqedonia e Veriut do të zgjasë për 6 muaj gjendjen e krizës

Shifrat e larta me COVID, Maqedonia e Veriut do të zgjasë për 6 muaj gjendjen e krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, pasi shifrat e të infketuarve dhe viktimave në vend vijojnë të mbesin të larta. Ky vendim vjen për përballjen sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditës. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi  jo më vonë se 19 dhjetori.

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë. Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 të infektuar.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur