SHIJAK -  Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.

Mësohet se viktima, Arben Qose 50-vjeç, banues në Vadardhë, Sukth ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike, ndërsa dyshohet që shkak të jetë bërë një kontakt me rrymën, i cili i ka marrë jetën në vend. Qosja është gjetur nga të afërmit në ujë pa shenja jete.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.08.2018, në fshatin Hidrovor, Hamallë shtetasi A.Q.50 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth teksa po peshkonte me rrjetë peshku të lidhur me litar në majën e një tubi metalik ka rënë në kontakt me tension e mesëm dhe ka ndërruar jetë.

Nga ana jone menjëhere u ngrit grup hetimor në përbërje të të cilit kanë marrë pjesë dhe perfaqësues të OSHEE - së Shijak, Durrës dhe eksperti mjeko - ligjor, i cili kreu veprimet me kqyerje të vendngjarjes dhe trupit të shtetasit A.Q. ku nuk konstatohen shenja dhune, plagë apo dëmtime trupore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.