SHIJAK- Pas më shumë se 12 orë negociata në mesnatë është bërë i mundur shpëtimi i 27-vjeçarit, që kërcënonte se do të hidhej nga kati i dytë i një banese.
 
Dy punonjës policie në momentin që ka tentuar të hidhet e kanë kapur Klodian Hasën në pjesën e këmbëve duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
 
Në ndihmë të Policisë për të zbritur 27-vjeçarin ishin edhe forcat RENEA, zjarrfikësja dhe ambulanca e qytetit.
 
Klodian Hasa ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa aktualisht ndodhet në spital në mbikëqyrje të mjekëve. 


dy.b/shqiptarja.com