Dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave janë sekuestruar në Shijak, ndërsa janë arrestuar 3 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Mësohet se nga operacioni 'Kriptofarm', në pranga kanë rënë Liserxhio Xhaferaj , Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi. Ndërsa një nga të shpallurit në kërkim, Enxhi Hasa, është administrator i kompanisë 'CRYPTO ËORLD 2'. Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë me inicialet M.Gj, E.H dhe Th.Z, banues në Tiranë.
Këta persona kishin ngritur 2 laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave, një në fshatin Pjezë dhe tjetri në fshatin Fllakë, teksa kishin investuar 1 milion euro për ngritjen e strukturave. Ndryshe nga rastet e tjera të prodhimit të kriptomonedhave në vend, këta persona nuk vidhnin energji elektrike, por rrymën e nevojshme e siguronin nëpërmjet paneleve diellore.
Sipas Policisë, ata kishin kërkuar të regjistronin aktivitetin e tyre, por nuk ishin legalizuar pasi Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk i kishte lejuar.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumenta të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.
Policia duket se ka nisur një operacion të gjerë kundër laboratorëve që merren me prodhimin e kriptomonedhave, ku një ditë më parë një rast i tillë u godit po në Shijak, ku u arrestua edhe një person.
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
17.9%
-
JO
73.2%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 3437
Lajme të tjera
-
Vrasja e 48-vjeçarit në Sukth/ Të shoqëruar 20 persona, autorët të maskuar, e kanë mbajtur në vëzhgim prej kohësh, djali i mitur pa babanë e plagosur, lajmëroi fqinjët dhe e çoi në spital
19 Maj, 10:08
-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
19 Maj, 08:26
-
Sukth/ Ekzekutohet në dyqanin e tij 48-vjeçari me 2 mbiemra! I përfshirë në 2016 në dhunën ndaj biznesmenit libanez, dyshohet vrasës me pagesë
18 Maj, 20:42
-
Sekuestrimi i 59 kg kokainë në anijen me qymyr në Durrës, po kryhet kontroll me polumbarë në pjesën e poshtme të anijes! Merret në pyetje ekuipazhi, deri tani asnjë në pranga
18 Maj, 12:43
-
Berisha nga Durrësi: Ishim lolo dhe vegël e qeverisë për shkak të Ali-Bashës! Rama ta lerë portin në duart e qytetarëve dhe Dubain atje ku është
17 Maj, 19:28
-
40-vjeçari i sëmurë humb kontaktet prej 2 ditësh! Familja kërkon ndihmën e të gjithëve
17 Maj, 18:05
-
Me kapele, kufje dhe çantë, del fotoja e autorit të plagosjes së Ardit Kërtushës dje në lokalin e Noizyt në Durrës! 31-vjeçari: Ishte atentat i mirëfilltë ndaj meje
17 Maj, 10:16
-
Trafikantët 'braktisin' bananet, drogë me anije qymyri! Kapen mbi 60 kg kokainë (53 pako) në portin e Durrësit, vinte nga Kolumbia! Policia shqiptare u njoftua nga partnerët
17 Maj, 07:05
-
Rritja e çmimeve vonon rindërtimin në Shijak, shtrenjtohen materialet e ndërtimit, specialisti: Rriten kostot për kompanitë
16 Maj, 18:07
-
U plagos me armë zjarri në lokalin e Noizyt në Durrës, ish-kandidati për kryetar i PS-së: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë
16 Maj, 14:01
-
Durrës/ Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet kosovari
16 Maj, 11:31
-
Festë e ‘çmendur’ me kanabis dhe kokainë në Shkodër, në pranga i riu, nis hetimi edhe për dy të tjerë
15 Maj, 13:20