Dalja nga shtrati e lumit Erzen shkaktoi jo pak dëme në Shijak dhe Sukth-Katund i Ri. Por pas largimit të ujit, dëmet në shtëpitë e banoreve të kësaj zone janë të mëdha. Në këto kushte atyre s'u ngelet veç të kërkojnë ndihmë nga shteti.

Dëmet janë kryesisht në mobilje dhe orendi elektroshtëpiake. Për të parë nga afër problemet e banorëve, kamera e Report Tv ka hyrë në shtëpinë e disa banorëve për të dëgjuar nga ata shqetësimet e tyre.

shijak pas permbytjeve

shijak pas permbytjeve

shijak pas permbytjeve
 
Banorët thonë se janë në kushte të vështira jetese ndaj kërkojnë nga pushteti vendor që t'i ndihmojnë. Ndërkohë banorët sot kanë organizuar edhe një protestë për shkak të neglizhencës së organeve vendore dhe shtetërore.

shijak pas permbytjeve

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)