Në këtë video fantastike duket se rolet mes njeriut dhe qenve ndërrohen, ku është ky djalë i cili ndërsa po zhvillon një eksperiment, imiton në mënyrë perfekte lehjen e qenve për të parë reagimin e habitur të tyre.

I ulur pranë qenve në një studio, ai leh aq fort sa duket si një lehje normale dhe pret përgjigjen e kafshëve të cilat shpeshherë hutohet dhe vështrojnë rreth e rrotull për të parë se nga erdhi lehja dhe çfarë domethënie ka.

Dhe pse lehja nuk është e vështirë për t’u kuptuar që vjen nga aktruesi i quajtur Rudi, qentë e kanë shumë të vështirë për të kuptuar se çfarë ndodh rreth tyre.

Ndërsa zhvillohet ky eksperiment duket se kafshët tentojnë të garojnë se kush e ka lehjen më të fuqishme dhe pavarsisht masave trupore, lehja edhe e këtij këlyshi të vogël është mjaft e fuqishme.

Videoja është uploduar në youtube prej pak ditesh dhe ka deri më tani gati 2 milionë shikues.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)