Bleona Qereti është një nga këngëtaret shqiptare të njohura për guximin e saj për të ekspozuar veten. Ajo ia ka dalë të ketë sukses dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Daljet e saj në tapetin e kuq nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së medias.
Bleona ka treguar me një postim në instagram se si dukej kur ishte fëmijë, në kohën kur ishte pjesë e ‘Shtëpisë së Pionerëve’.
Me një violinë në dorë, flokët me gjatësi mbi supe dhe me baluke, ajo duket tepër e përkushtuar duke treguar se pasioni për muzikën i ka nisur në moshë fare të vogël.
Komento