Shërbimi Informativ Shtetëror do të blejë 40 milionë lekë të vjetra, bileta për transport ajor ndërkombëtar dhe siguracion shëndetësor. Ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë biletat do të blihen me prokurim të hapur, por pa identifikuar vendin ku do të udhëtojnë zyrtarët e SHISH. Për blerjen e tyre do të përdoret Agjencia e Prokurimit Publik.

(Në foto faksimile e Agjencisë së Prokurimit Publik)
Ofertat do të pranohen deri në datën 3 dhjetor 2015. Biletat për punonjësit e SHISH do të përdoren për udhëtime të cilat do të kryhen nga data 1 janar deri në 31 dhjetor 2016. Me një vlerë kaq të lartë, duket se punonjësit e SHISH do të kryejnë një sërë udhëtimesh jashtë shtetit, për të marrë informacione.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com