SHISH e Prokuroria përgjuan
Emiljano Shullazin për 4 muaj

SHISH e Prokuroria përgjuan<br />Emiljano Shullazin për 4 muaj
TIRANË- Emiljano Shullazi është përgjuar nga Shërbimi Informativ dhe prokuroria e krimeve të rënda me një vendim të gjykatës që prej Janar 2016.

Ky fakt konfirmohet për Report Tv nga burime pranë grupit hetimorë të cilët sqaruan se shkak për vënien në përgjim të Shullazit dhe disa personave të njohur me të është bërë deponimi i biznesmenit Arjan Zika, se ai ishte kërcënuar për ti dhënë pasurinë Shullazit.

Në 4 muaj përgjigje prokuroria ka arritur të mbledh disa provë ku të dyshuar për kërcënimin e Zikës dhe tritolin e vendosur në garazhdin e këtij të fundit më 13 Mars 2016 ka të arrestuarit Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi e Gilmando Dani për kërcënimin e Arjan Zikos.

Shullazi sëbashku me Gilmano Danin, e Blerim Shullazin mbahet të ndaluar në drejtorinë e policisë Tiranë prej mbrëmjes së të shtunës ndërsa pritet që të martën ata të dalin para gjykatës aty ku prokuroria do kërkoj vlerësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Ndërsa përsa i përket rastit të kërcënimit të kandidatit për Rektor Mynyr Koni dhe përfitimit të pronësisë në ish hotel Vollga në Durrës nga Shullazi, denoncuar dhe prej ish Kryeministrit Berisha burimet sqaruan se ende nuk ka asnjë provë për të ngritur një akuzë ndaj Shullazit dhe dy të arrestuarve të tjerë.
 
Për rastin e Hotel Vollga në Durrës, Shqiptarja.com ka siguruar edhe kontratën përmes të cilit shoqëria arabe “Saudi Brothers Commercial Company” i ka dhuruar “Vollgën” në Durrës Emiliano Shullazit, ku thuhet se “pronari ia dhuron pronën e tij Shullazit për mirënjohje”.

kontrata shullazit

kontrata shullazit

(Dokumenti i dhurimit të ish-hotel "Vollga" nga pronari arab, Emiliano Shullazit)

Por si u ndalua Shullazi?

Ndalimi i tij është kërkuar nga prokuroria e krimeve të rënda për rastin Ziko.

Ku sipas prokurorisë rezulton se Ziko ka deponuar në polici pas vendosjes së tritolit në garazhdin e tij se ai s’kishte konflikt me asnjë person por shtetasi Emiliano Shullazi e kish takuar disa herë pasi sipas Zikës, Shullazi i kërkonte të bëhej pronar në truallin që Zika kish blerë për ndërtimin e tre pallateve.

Pas këtij deponimi dhe tritolit të vendosur më 13 Mars 2016 në garazhdin e Zikës mësohet se ky i fundit së bashku me familjen janë larguar jashtë vendit.

Deri mbrëmjen e të shtunës ky hetim ishte i panjohur si për policinë e shtetit si për mediat, pasi prokuroria vendosi të bëj publik vetëm kur Shullazi u shoqëruar për deklarime për kërcënimin e denoncuar nga Berisha ndaj kandidatit për Rektor Mynyr Koni.

Koni ka dëshmuar të dielën në mesditë se është kërcënuar ditën e enjte për të hequr dorë nga kandidimi për postin e Rektorit, por pas dhënë emrin e personit që e ka kërcënuar.

I pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore nëse është kërcënuar nga Shullazi, mësohet se Koni ka thënë që Shullazin nuk e njeh dhe nuk ka mundur të fiksojë personit atë moment pasi kanë qenë një grup personash që e kanë ndalur në rrugë me tre automjete.

Emiliano Shullazit, Gilmando Danit e Blerim Shullazit ju komunikua urdhër ndalimi në ambientet e policisë së Tiranës aty ku ata qëndrojnë prej mbrëmjes së të shtunës.

Dhe pse prokuroria apo policia nuk jep të dhëna për hetimet që po kryen ndaj tyre që pas arrestimit të së shtunës, jo zyrtarisht ata deklarojnë se kanë dyshime që ky shtetas mund të jetë përfshirë në disa kërcënime biznesmenësh në Tiranë e Durrës, pasi këto informacione i ka përcjell Shërbimi Informativ Shtetëror.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën