Një bidon me lëndë plasëse u gjet në hyrjen e një lokali në rrugën “Hamdi Shijaku” në Tiranë. Sipas policisë, lënda plasëse është gjetur nga pronari i lokalit në momentin kur ai ka hapur derën e objektit dhe i alarmuar ka njoftuar policinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, të cilët në fillim konstatuan se shishja ishte me rërë dhe lëndë plasëse. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, pronari ka thënë në polici se nuk ka konflikte.
Por policia zbulon se pas shishes me lëndë plasëse fshihet një konflikt mes pronarit dhe ish-pronarit të lokalit. Mes të dyve ekzistonte një borxh në para dhe nga këtu policia po nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ben me dije se pas një telefonate në numrin e emergjencave 112, se në rrugën "Hamdi Shijaku", në oborrin e lokal "My House", i njoftua që është konstatuar një shishe plastike me fitil në të.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 të cilët kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë.
Policia thekson se, ekspertët xhenier të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës së dyshuar plasëse.
"Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bidon plasik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar Amonit si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjatësi 10 cm. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Bar kafe "My House", është në pronësi të shtetasit M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim Gjykate, pasi ka qënë në pronësi të shtetasit K. C.
Ky i fundit sipas policisë i ka marr hua, shumën prej 300.000 euro dhe nëse shtetasi K. C., nuk do ti kthente huan do ti jepte këtë pronë shtetasit M. D".
Po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com