Në këto pamje me dron shfaqet shërbimet e Komisariatit nr. 4 duke ndaluar një makinë në rrugën “Xhanfize Keko”, në të cilën u arrestua një person pjesë e një grupi trafiku të armëve. Në një tjetër aksion, kësaj here në Rrugën e Dibrës, pranë Shkollës së Bashkuar, një tjetër u arrestua.
Në total në operacionin “Rrjeti” u kapën me urdhër të Prokurorisë së Tiranës 4 persona: Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç, Fabian Zako, 29 vjeç, dhe Kristaq Biba, 32 vjeç.
Dy të tjerë, 21-vjeçari Kevin Vila i arrestuar më parë për vjedhje dhe 20-vjeçari Bledar Avdillari u shpallën në kërkim. Report Tv ka siguruar edhe fotot e tyre.
Gjatë operacionit, atyre iu gjetën dhe sekuestruan 4 pistoleta dhe 3 kallashnikovë me vlerë 1500 dhe 2500 euro, municione, celularë dhe sende të tjera me vlerë për hetimin. Ky grup i goditur nga policia është vazhdim i hetimeve të operacioneve të mëparshme, për armë që kryesisht vijnë nga qytete të tjera të vendit dhe shiten në zona të ndryshme të Tiranës, sidomos në ‘Fresk’ dhe ‘Allias’. Policia thotë se gjatë gjithë periudhës hetimore të veprimtarisë kriminale të grupit, në total u arrestuan 9 persona, si dhe u sekuestruan 17 armë, 4 kallëpe tritol, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.
Burime pranë policisë i thanë Report Tv se kryesori i grupit dyshohet të jetë Kevin Vila, i cili kur ishte vetëm 17 vjeç, më 31 mars 2022, bashkë me 1 tjetër tentoi të vidhte në ‘Astir’. Kur policia tentoi t’i ndalojë, ata përplasën makinën e bluve dhe u larguan.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Policia e Tiranës ka publikuar disa pamje të reja pas operacionit të kryer për grupin kriminal që shisnin armë zjarri e municione.
Nga video e publikuar nga blutë shihet kur një trafikant i shet armë një agjenti të inflitruar të policisë.
Pas shitjes së armës, agjenti i jep paratë, teksa nga ana tjetër shihet edhe momenti kur trafikantët duke qëndruar në sediljen e pasme të makinës dhe numërojnë shumën e parave.
Report Tv ka siguruar fotot e 4 të arrestuarve në Tiranë, pjesë e dy grupeve kriminale për shitjen e armëve.
Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba janë 4 të arrestuarit. Kevin Vila dhe Bledar Avdillari janë në kërkim.
Në vitin 2022, Vila është arrestuar për vjedhje. Në makinën me të cilën udhëtonte, ndodhej bashkë me një tjetër, Mikel Aliun.
Gjatë ndjekjes nga policia, u përplasën me patrullën, por pa shkaktuar lëndime të efektivëve. Të dy u arrestuan për këtë ngjarje, kurse një i tretë u vu nën hetim në gjendje të lirë.
Komente







