TIRANE-Policia e Tiranës ka arrestuar 6 të rinj që shisnin kanabis në zonat e Kombinatit, Liqenit Artificial, Sheshit Nënë Tereza dhe te Pallati i Kulturës.

Të arrestuarit janë: Romeo Korollari, 26 vjeç, i dënuar më parë për "Vjedhje", Rigert Shani, 29 vjeç, Bledi Shytaj, 28 vjeç, Ani Pushaj, 20 vjeç, Alket Zela ,18 vjeç, Aleko Lika, 20 vjeç, të gjiithë banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 12 doza me lëndë narkotike ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com