Policia arreston një person të shpallur në kërkim, të dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". Një 20 vjeçar  i shpallur në kërkim  është arrestuar  nga policia e Vlorës. Në pranga përfundoi Irfan Binaj  i cili ishte shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Ai u shpall në kërkim për një ngjarje të ndodhur më atë 12.01.2015, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grabian - Vlorë, Policia ka gjetur të fshehur nëpër dhomat e kësaj banese rreth 34 KG lëndë narkotike të llojit "Cannabis sattiva".

Policia sqaron se: Ifran Binaj është person me precedent penal, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)