TIRANË - Shqiptarja.com siguron foton e drejtuesit të Shërbimit informativ për rajonin e Fierit dhe Vlorës, Florian Bushi i arrestuar një ditë më pasi nxori informacione sekrete për llogari të bandave kriminale.
Ndaj Bushit gjykata e krimeve të rënda caktoi këtë të premte masën e sigurisë arrest me burg nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës" dhe korrupsionit pasi në këmbim të të dhënave merrte lekë.
Arrestimi i Bushit u bë nga Policia e Shtetit pas zbulimit të aktivitetit të dyfishtë dhe si punonjës i SHISH dhe si informator i bandave kriminale që operojnë në qytetin e Vlorës.

(Florian Bushi)
Konkretisht Florian Bushi akuzohet se ka dekonspiruar informacionet për llogari të autorëve të vrasjes së Denis Kasajt në afërsi të Mbrostarit në Fier, ngjarje e ndodhur 2 javë më parë. për këtë ngjarje në pranga është vetëm Ilir Memushaj nga Vlora, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim, ndërsa janë shpallur në kërkim ekzekutorët.
Arrestimi i drejtuesit të SHISH Fier dhe Vlorë u bë publik një ditë më parë nga drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ardian Çipa i cili nga Durrësi njoftoi se përgjimet telefonike të komunikimeve në Viber e whatsup të telefonit të Bushit zbardhën infiltrimin e mafies në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Agjenti i cili deri para arrestimit ishte një emër krejt i panjohur rezulton se është vëllai i avokatit Eno Bushi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com