Banka e Shqipërisë ka shitur në ankand për llogari të Ministrisë së Financave 3.7 miliardë lekë obligacione 7-vjeçare me interes fiks dhe variabël. Dy ditë më parë, Banka kishte njoftuar se do të shiste 4 miliardë lekë obligacione, duke arritur në këtë mënyrë të plotësojë 92% të shumës së kërkuar. U shitën 2.91 milliardë lekë obligacione me interes fiks, interesi vjetor i të cilave kaloi në 7.77%, nga 7.67% që ishte kuponi indikativ. Për obligacionet me interes variabël, u shitën 750 milionë lekë, me kupon 6.06% dhe interes 3.19%.
/Shqiptarja.com











