Prona madhështore Neverland e Michael Jackson është shitur për 65 milionë dollarë.
Jackson kishte blerë pronën në vitin 1998. Në vitin 2003, e gjithë prona kishte 22 ndërtesa, përfshirë edhe hanin, apartamentet e ranchit, shtallat, një kinema dhe një park lodrash.
Dikur hapësira ishte kopsht zoologjik, një park argëtues.
Këngëtari e bleu hapësirën që ta kthente në një vend ku fëmijët e botës do të gjenin lumturi, derisa një vit më vonë nisi të jetonte edhe vetë aty.
Emri Neverland vjen nga Piter Pan, ishulli ku fëmijët jetojnë në përrallën e famshme. Parku ka qenë i mbyllur për publikun deri në vitin 2006 për shkak se legjenda Michael Jakcson kishte falimentuar edhe nuk mund të paguante borxhet.
Në qershor të vitit 2009, pas vdekjes së Jackson, Neverland shërbeu si vend për të ekspozuar trupin e vdekur të këngëtarit për publikun e gjerë./atsh/