Shkalla e parë i dha kujdestarinë, burri e 'rrëmbeu' pa folur Apeli, nëna kërkon djalin me lot në sy: Njerka s'më lë ta takoj djalin

Gjykata ia dha kujdestarinë e djalit nënës, por babai e apeloi vendimin. Kjo cështje të cilën emisioni 'Pa Gjurmë' e trajtoi mbrëmjen e sotme është kthyer në mollë sherri për ciftin nga Gramshi Marjeta dhe Klodjani, të cilët kanë një djalë 8-vjecar, fryti i marteses që ka përfunduar në divorc.  

Ndërsa cështja është ende në apel dhe cifti kanë tre vite që nuk janë më bashkë, ka më pak se dy vite që djali jeton tek i ati, ky i fundit ka mbyllur cdo shteg komunikimi me ish-bashkëshorten e cila kërkon të takohet me djalin. Sot, Ergini 8-vjecar jeton me njerkën dhe motrën nga babai, ndërsa Klodjani ka emigruar në Greqi.

Marjeta ështe e detyruar të përplaset dyerve të gjykatës, pasi ka më shumë se një muaj që djalin e sheh në distancë pa guxuar ti afrohet.  Jetojnë në njëjtin qytet të vogël në Gramsh, e detyruar që imazhin e djalit të vetëm ta shohë vjedhurazi.

Djali erdhi në jetë në vitin 2011. Pa mbushur ende 6 vjec u përball me sherrin e prindërve në familje.  Marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte edhe pse në jetë erdhi Ergito. Në pamundësi për të gjetur rrugëzgjidhje mes tyre, çifti  iu drejtuan dyerve të gjykatës së Elbasanit për divorc, procedurat të cilat nisën në mesin e vitit 2018.

Në këtë kohë Klodjani, kishte nisur një jetë të re me një tjetër partnere. Ndërsa divorci nuk kishte përfunduar ende, djali qëndronte tek të dy prindërit, derisa babai i tij Klodjani e merr djalin të jetojë me të duke mos e lejuar Marjetën të takojë djalin. Më 24 janar të vitit 2019, cifti nga Gramshi u divorcuan, ndërsa gjykata e Elbasanit ia jep kujdestarinë nënës. Klodjani pak ditë më pas, e apeloi vendimin për të marrë ai kujdestarinë e djalit, në një kohë kur Ergiton ka më pak se dy vite që nuk e lejon të takohet me nënën.

Marjeta, nëna e djalit thotë se edhe pse është ndarë me gjykatë, nuk ka një dokument fizik nga kjo zgjidhje e martesës, për këtë arsye ajo mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit. Marjeta është në kushtet e pritjes së një vendimi të formës së prerë pas apelimit që sh-bashkëshorti Klodjani ka bërë për të fituar kujdestarinë e fëmijës.

Nëna e fëmijës, Marjeta

Me lot në sy, nëna e Marjeta Dedja u shpreh në emisionin 'Pa Gjurmë' se ka mallë të takojë të birin, pasi e sheh vetëm nga larg. Ajo nuk lejohet të takojë djali, jo vetëm nga ish-bashkëshorti, por edhe nga njerka. "Me ish-burrin kam folur vetëm njëherë dhe më tha nuk ke pse më merr, por prit vendimin e gjykatës. Kam shkuar edhe te shkolla ta marr, thash ta marr të shtunë të dielë, por ai nuk e linte, djali i thoshte 'babi më le të shkoj'. Ai më ka bllokuar edhe numrin.

Djali kërkon që të jetojë me mua. Klodiani jeton në Greqi, ndërsa djali me njerkën. Ajo nuk do, njëherë jam zënë me atë (njerkën) dhe më pengon, më thotë se ti nuk e do, po ta doje nuk e lije. I pashë një herë në rrugë dhe shkova ta takoja djalin, ai ma tërhoqi, i thash si ma tërheq ti djalin mua? Dhe përfunduam në polici. Ajo mund të jetë edhe e detyruar nga ti, pasi ajo nuk e do. Ai nuk ma lë djalin duke pretenduar se unë e braktisa. Djali më tha më ka marrë malli, por nuk më lë babi".

Ajo rrëfen si erdhi fundi i martesës 7 vjecare dhe kalvarin e peripecive që duhet ta kalojeë në ambjentet e gjykatave për të takuar fizikisht të birin. "Pas zënkave u largova nga shtëpia dhe ika te prindërit e mi në maj të 2017. Shkova në polici, kërkova djalin dhe e mora. E mbajta një muaj dhe e mori ai deri në gusht, pastaj nuk ma solli më. Në janar të 2019 gjykata ma dha mua kujdestarinë, nuk e mora pasi nuk e kisha aty. Ishte te babai. Pas 15 ditësh më thanë do të vijë vendimi i gjykatës, vajta e takova, ai tha prit vendimin e gjykatës, ndërsa ai e apeloi vendimin".

Ndërsa psikologia në studio ngri dyshime për korruptimin e gjyqatarëve nga ish-burri. "Fëmija duhet të ishte me nënën deri kur te jepte vendimin Apeli. Deri këtu është shkelur vendimi i shkallës së parë, por kemi edhe një akt korruptiv nga gjykata, kjo (gruaja) ka shkuar të marrë vendimin. Babai mesa duket i ka korruptuar. Nëna atë natë ka qenë e detyruar të ikë nga mali, pasi ai ka ushtruar dhunë. Atë natë iku për të shpëtuar kokën, nuk kemi të bëjmë me braktisje. Janë bërë bashkë, i shoqi, familja dhe gjykata, të gjithë kundër".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paqesori: 02/10/2019 19:35

    E tmerrshme. Ne asnje vend te botes nuk ndahen nena nga femija pervec rasteve te vecanta. Kafshet e gjyqesorit me keto vendime qe marrin shkaterrojne psikologjikisht jeten e nje te mituri por edhe te prinderve. Uroj qe kjo nene te bashkohet sa me pare me djalin e saj. Njerka po I do kaq shume femijet le te pjelli te sajet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht