Shkaqet/ Pse nafta është më e shtrenjtë në Shqipëri tashmë që bursa ka çmime më të ulta se në mars?

TIRANË- Që prej datës 29 prill 2022, qytetarët shqiptar po paguajnë 243 lekë për çdo litër naftë, 233 lekë për benzinën dhe 106 lekë për gazin. Për naftën këto janë çmimet më të larta pas atyre që u regjistruan në muajin mars, kur përpara se të ngrihej bordi i Transparencës 1 litër naftë arriti deri në 270 lekë. Në të njëjtat nivele luhatej edhe benzina.

Kjo rritje e çmimit për konsumatorët shqiptarë vjen në kushtet kur çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është luhatur poshtë vlerës prej 111-112 dollar fuçia, ndërsa në muajin mars çmimi në bursë arriti deri në 127 dollar fuçia. Ditën e sotme nafta bruto në bursën ndërkombëtare po luhatet nga 109-112 dollarë fuçia.

Por cilat janë shkaqet, pse nafta është më e shtrenjtë tashmë që bursa ka çmime më të ulta?
Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve i ngritur më 13 mars, uli çmimin e naftës deri në 203 lekë për litër, por 2 javë pas ngritjes ndryshoi akti normativ, ku u përcaktua që pjesë përbërëse e çmimit të karburantit përveç kostove të transportit dhe taksave do të jenë edhe luhatjet e kursit të këmbimit, si dhe u rrit marzhi i fitimit për kompanitë e këtij sektori.

Konkretisht në aktin e parë normativ fitimi i kompanive ishte 1% për shumicën dhe 5% për pakicën, në lekë fitimi për shumicën dhe për pakicën arrinte 6-7 lekë për litër. Ndërsa në aktin e dytë normativ marzhi i fitimit për shumicën u caktua 3 lekë për litër, dhe për pakicën 12 lekë për litër. Me këtë lëvizje që erdhi si pasojë e humbjeve që kompanitë e karburantit raportuan pranë bordit, çmimi për qytetarët u rrit automatikisht me 7-8 lekë për litër.

Përpos luhatjeve në bursë, dhe kostove të transportit, çmimit të karburantit iu shtua edhe rritja e marzhit të fitimit.

Faktor tjetër që po ndikon në rritjen e çmimit të tij është kursi i këmbimit, kjo për shkak se dollari gjatë muajit prill është forcuar ndaj lekut deri në 5 pikë. Konkretisht, nëse dollari në 1 prill këmbehej me 109.94 lekë, në datat 28 dhe 29 prill arriti përkatësisht në 115.18 lekë dhe 114.56 lekë. Në të njëjtat vlera po luhatet edhe këtë fillim muaji.

Forcimi i dollarit përkundrejt monedhës vendase ndikon në shtrenjtimin e naftës, pasi ky produkt blihet në monedhën evropiane dhe amerikane, e për pasojë bizneset duhet të japin më shumë lekë për të blerë produktin. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 08/05/2022 00:58

    Ore ne si popull mire na e bejme...jo 243 po 523 ta cojne mire na e bejme kur dime te protestojme vetem ne facebook e instagram ...(ktu perfshi dhe veten)cohu o popull e merri para te gjith ps pd lsi e ojq ohu e vari ne litar se ja pine gjakun ketij populli

    Përgjigju
  • Parruca: 06/05/2022 10:24

    I ke thene te gjitha mi goc: « Ndërsa në aktin e dytë normativ marzhi i fitimit për shumicën u caktua 3 lekë për litër, dhe për pakicën 12 lekë për litër. » Qeveria ne sherbim te oligarkeve! Kastrati i eshte leshuar Shqiperise dhe po e zhvat si karkaleci kur bie ne te mbjella. Mbrapa Sheratonit po e ha parkun pjese pjese, se shpejti do dali tek liqeni, por askush nuk flet, as opozita, as mender portalet gjoja opozitare. Madje as te famshmit JOQ qe bejne sikur ju digjet xhani per Shqiperine. Nderkohe qeveria nenshkruan me TAP dhe nuk merr asnje kacidhe per tranzitin. Madje dhe gazin duhet ta blejme me cmimin ne Itali!! Nderkohe Shqiperia eksporton nafte, por Bankers nuk i jep asnje kacidhe buxhetit sepse me demek nuk del me fitim. Dhe qeveria ben sehir! Dhe kryetimonieri genjen me paturpesi dhe na thote: nuk ben nafta jone. A thua Bankers lodhet kot qe e nxjerr nga nentoka. A thua shqiptaret nuk e mbajne mend naften e Ballshit. Ti thoje dikush Timonierit ju lutem qe teknikat e reja te rafinimit e bejne dhe naften shqiptare te perdorshme, se mbase nuk e di i gjori ngaqe po merret me keto ceshtjet e Keshillit te Sigurimit dhe nuk ka kohe te merret me gjerat banale qe kerkojme ne shqiptaret mosmirenjohes.

    Përgjigju
  • nafta: 06/05/2022 09:51

    Nëse më parë çmimin e vendosnin në tavolinë vetëm imortuesit, tani merr pjesën e vet edhe "Shteti". Bordi është plot me imortues, se "ekspertët" nuk ia ka idenë se nga t'ja nisin për të bërë punën e tyre. Edhe fatura e blerjes së karburantit jashtë shtetit mund të jetë e fryrë. Imagjinoni të tjerat...

    Përgjigju
  • Arben: 06/05/2022 06:41

    Akciza u konceptua ne qeverisjen postkomuniste si metode e sigurte por e perkohshme e mbledhjes se te ardhurave. Dhe e pane qe ishte gje e "mire". Ndaj dhe ekziston arbitrarisht edhe sot e kesaj dite. Pasiqe siguron te ardhura te sigurta te cilat qeveria ka nevoje per te paguar administraten dhe investuar. Ne te dy aspektet, per te abuzuar dhe zhvatur.

    Përgjigju
  • Paul: 06/05/2022 00:51

    Duhet ndertuar disa RAFINERINE ne vendin tone,,,dhe qeveria te detyroi nxjerresit te perpunojne naften ne shqiperi,,,dhe kjo nafte te shitet ne shqiperi...kjo eshte zgjidhja....

    Përgjigju
  • Punonjesi i benzinates...: 06/05/2022 00:48

    Pse nafta eshte e shtrenjte,,, ,pyetje shume e sakte,,,pergjigja eshte e shkurter,,sepse kemi nje qeveri kundra shqiptareve ,,te shitur tek te huajt,, sepse te huajt I DINE vjedhjet e tyre......dhe qeveria jone I jep cdo gje qe te huajt kerkojne ne shqiperi,,ne dem te interesave tona ekonomike. ......

    Përgjigju
  • Lui: 06/05/2022 00:01

    Bullshit.. Eshte rritur vetem 5 leke dollari. E njejte duhej te ishte dhe rritja e cmimet per liter. Dmth nese cmimi ka qene 203-205 leke atehere, sot duhet te ishte jo me shume se 215-220 leke per liter. Na rrofte qe kemi bordin ne.. Jane palaco te gjithe, hajduter.. mos u ngopshi e cdo qindarke qe e fitoni mbi kurrizin e popullit, ju kthefte ne ilace or derra.. Ju zente haku i popullit

    Përgjigju
  • Xnnfnd: 05/05/2022 23:41

    Keni te drejte. Nuk kane faj qeveria dhe as oligarket. Njerezit qe ankohen kot kane faj. Se dine se pse eshte kaq lart cmimi. Ja ju ua shpjeguat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë