Ngritja e komisionit u propozua nga maxhoranca dhe objekt i tij është verifikimi i të dhënave, fakteve dhe rrethanave për shkelje të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së.
Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. Maxhoranca në komision do të përfaqësohet me deputetët Armando Subashi, Spartak Braho, Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Besnik Bare, ndërsa opozita vijon bojkotin e parlamentit.
