Nisma për shkarkimin e presidentit, Ndreca: Shkeli në mënyrë flagrante atë që përfaqëson! Ka kryer vepër penale pasi bëri thirrje për kryengritje! Ristani: Është kaotike dhe e paargumentuar

‘Presidenti Ilir Meta ka shkelur në mënyrë flagrantë dispozitat që përfaqëson dhe është rasti tipik për t’u shkarkuar një president Republike’. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, juristi Plarent  Ndreca, i cili tha se vetë presidenti është dorëhequr, jo me letër por ka dalë nga roli i tij. Po ashtu me tej Ndreca theksoi se Meta sipas tij ka kryer edhe vepër penale, pasi ka bërë thirrje për kryengritje që të marrin qytetarët armët.

‘Absolutisht që mendoj se mund të shkarkohet. Është rasti tipik i arsyetuar për të shkarkuar një president Republike, është vetë presidenti i Republikës që ka braktisur detyrën është dorëhequr. Ka dalë nga zyra nga roli i tij dhe ka shkelur në mënyrë flagrante atë dispozitë që e përfaqëson atë si përfaqësues të unitetit kombëtar. Pra presidenti i Republikës nuk mund të futet aty ku ne ndahemi., është aktiv në ato vlera që ne na bashkojë. Ai merret me çështje që kanë të bëjnë me unitetin kombëtar. Presidenti i Republikës si institucion, dhe institucionet veprojnë vetëm bazuar në ligje dhe kushtetutë. Presidenti i Republikës shprehet jo vetëm me dekrete, por edhe me gjeste edhe me mesazhe. Tani presidenti i ka tejkaluar të gjithë ato tagre. Por ka bërë edhe vepër penale ku ka bërë thirrje për kryengritje, kur ka bërë thirrje për marrjen e armëve. Por çdo liri individuale nuk mund të mbrohet me armë apo me forcë, por sipas procedurave të përcaktuara me ligj. Presidentit të Republikës nuk i është dhënë në asnjë rresht në Kodin Zgjedhor që të mbrojë votën. Presidenti i Republikës nuk ka asnjë rol aty.’- tha Ndreca.

Për juristin Arben Ristani, procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta janë kaotike dhe krejtësisht të paargumentuara.

‘Si jurist mund të thosha se mua më duket një kërkesë tërësisht kaotike! Neni 90 paragrafi 2 i kushtetutës i cili parashikon se presidenti mund ë shkarkohet kur bën shkelje të rënda të kushtetutës apo kryen një krim të rëndë,  është një nen procedural të cilin një jurist do të shoqëronte me një nen material. Ky nen përcakton kompetencën e parlamentit për ta bërë një gjë të tillë. Por do të themi ta shkarkojmë   shkelur kushtetutës, por kë nen të kushtetutës. Cilën kompetencë ka ushtruar, që nuk i përmban ligji. Duk ju referuar nenit 94 ka kryer këtë kompetencë që nuk e ka të përcaktuar në ligj. Derisa nuk kemi një akuzë për vepër penale, vijmë tek shkelja e rëndë proceduriale, dhe çfarë ka kryer konkretisht?! E dëgjova Hysin e cila tha se ka penguar lëvizjen e lirë të njerëzve, cilën lëvizje të lirë të njerëzve ka penguar se mua më duket qesharake!? Nga pikëpamja proceduriale mua më duke kaotike dhe e paargumentuar.’- tha Ristani.

Për Klevis Balliun, shkarkimi i presidenti Ilir Meta nga mazhoranca, pasi sipas tyre ka shkelur kushtetutën, është thjeshtë një ‘shashkë’ e radhës.Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balli i ftuar në emisionin ‘Repoltix’ në Report Tv, tha se mazhoranca e di shumë mirë se nuk mundet që të shkarkojë presidentin dhe se me datën 9 maj i mbaron afati për të ngritur një komision hetimor dhe të hetojë shkeljet e presidentit.

‘Nuk ka një reagim, për të njëjtat arsye se ka ndodhur një herë kur ishin përgjimet e Bild, u hodh kjo si shashkë shkarkimi i Metës, dhe nuk ndodhi asgjë. Mazhoranca nuk ka për t’a shkarkuar. Mazhoranca e di shumë mirë se me datën 9 mbaron ky afat. Me 4 ditë nuk mund të ngresh një komision hetimor, që të shikosh nëse ka shkelje të Kushtetutës. Çdo të thotë tejkalim kompetence ku presidenti thotë të mbrohet vota? Këtu është bërë një masakër elektorale, këtu janë organizuar bandat, këtu u është bërë atentat ndaj zyrtarëve të partive politike. Është e paprecedentë. Në vend që të diskutojmë për gjëra të rëndësishme diskutojmë për shashkën e radhës. E gjithë kushtetuta edhe neni që ju keni aty. Këto gjëra i di mazhoranca.’- tha Balliu.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:10
Ftesa e Ramës për bashkëpunim me PD, Ndreca: Basha të mos bëjë prokurorin, por politikanin! Ristani: E dobishme, por takimet Rama-Basha të jenë transparente! Balliu: Në korrik ka zgjedhje në PD

Juristi Plarent Ndreca e shkon ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim si të dobishme për vendin sidomos në reformat e thella që lidhen me integrimin. Ndreca tha në 'Repolitix' se kjo ftesë për bashkëpunim i jep mundësi opozitës të orientojë qeverinë aty ku po gabon dhe të thotë fjalën  saj që në fund do të përkthehet në një të mirë që i bëhet vendit.

"Ai fton opozitën dhe njeh PD si opozitë të vërtetë. Vijimi i një papjekuri që tregon duke u përfaqësuar nga Basha, fillimi i fitores është që të kesh forcën dhe dinjitetin dhe të pranosh humbjen. Basha nuk është prokuror, por politikan dhe si i tillë duhet të pranonte zgjedhjet. Opozita ka një mundësi që duke bashkëpunuar të orientojë qeverinë aty ku duhet nëse po gabon. Ftesa për bashkëpunim është për të drejtuar vendin aty ku duhet dhe drejt integrimit dhe jo për të bashkëqeverisur, pra frymë bashkëpunimi", tha Ndreca.

Anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani, i cili është një nga demokratë e zhgënjyer që kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, e ka cilësuar po ashtu të dobishëm bashkëpunim PD-PS, por ka kundërshtuar takimet  e fshehta dhe jo transparente mes Bashës dhe Ramës. Ai nuk u shpreh kundër takimeve, por kërkoi transparencë në lidhje me to dhe se të mos bashkëpunojnë së basku vetëm për leverdi të përbashkët. Në lidhje me njohjen e zgjedhje, Ristani tha se në momentin që nuk ka pasur kontestime ditën e  zgjedhjeve ata janë ligjërisht të  njohura dhe rreziku për ripërsëritje të tyre bie.

"Bashkëpunimi PS-PD është i dobishëm, ndërsa takimet Rama-Basha nuk duhet të jenë të fshehta por tërësisht transparente. Opozitarët duhet të ndajnë mendjen se për 4 vite do të kenë Ramën mbi krye dhe shpresoj që PD të futet në një proces riformatimi dhe riskutruktimi se në këtë gjendje që është nuk mund të jetë fituese.  Ka një situatë ambigue në këto momente lidhur me zgjedhjet në PD , në momentin kur votat kanë vajtur ne kuti, nga ky moment zgjedhjet nuk rrezikohen më nga kërkesat për pavlefshmëri absolute, pra nuk shkojnë në përsëritje. Dita e votimit është mbyllur pa asnjë ankesë, rreziku për përmbysje bie. Meraku i tyre është se mos parlamenti nuk është i plotë. Edhe deklarimet për mosnjohjen  zgjedhjeve erdhën njohja nga DASH nga OSBE dhe e ndërkombëtarëve të tjerë për të mos lejuar pikërisht që parlamenti të mos jetë i plotë. Sigurisht që hetimet për krimet zgjedhore duhet të bëhen por kjo nuk ka të bëjë me faktin që parlamenti të mos jetë i plotë", tha Ristani.

Ndërsa ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se PD do të bëjë një analizë të brendshme në lidhje me çdo vendim të marrë që nga djegia e mandateve dhe se në korrik do të ketë zgjedhje në PD, ku çdo demokrat mund të shpallë kandidaturën e tij.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ergys: 06/05/2021 10:20

    Kaotik eshte Ristani nji pijanec muti

    Përgjigju
  • Xhoi: 06/05/2021 07:36

    Cdo qytetar i thjesht do ishte arrestuar nese ben thirje per rebelim te armatosur, pse jo Presidenti? SPAKU duhet te kishte vepruar. Respekte per ju si media.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë