Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar këtë të fundit 'një kokë turku' për mbrojtjen e Edi Ramës. Ai deklaroi gjithashtu se, sipas tij, nëse kryeministri do të zbatonte të njëjtin standard siç bëri me shkarkimin e Vlora Hysenit, duhej të kishte vepruar edhe nda Belinda Ballukut.
'Peshku qelbet nga koka! Pa i prerë kokën, çdo “kokë turku” është vetëm fasadë, për të shpëtuar kokën e Edi Ramës. Sa i përket "standardit" për ta "dorëzuar" Kryetaren delinkuente të SHISH në duart e drejtësisë, duhet të kishe vepruar edhe me Belinda Ballukun, por nuk e bëre. Dy standarde, një qëllim: Të shpëtohet koka e Ramës'
Lajmi kryesor:
Arresti i SPAK, Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH! Rama: Askush nuk është mbi ligjin







