Pasi shkarkoi Zhaneta Beqirin nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, Erion Veliaj nga qelia ka firmosur emërimin e Arjola Byzykës. Kryebashkiaku thotë se nga viti 2027, kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do të jenë falas.

"Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.

Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.

Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!

Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë", shkruan Veliaj. 

TARIFAT
– Tarifa e ditëgrënieve për çerdhet 130 lekë/ditë
– Tarifa e ditëgrënieve për kopshtet 160 lekë/ditë
– 5000 lekë fondi i garancisë për Kopshtet
– 5000 lekë fondi i garancisë për Çerdhet