TIRANE-Shkarkimet në administratë përfundojnë në Gjykatë.
Pasi LSI deklaroi se PS e PD kanë nisur një fushatë spastrimi nga radhët e drejtorëve nga radhët e saj në administratë, kërcënoi se do të bënte kallzim penal për 4 ministra.
Ditën e sotme u konkretizua një prej padive.
I saposhkarkuari nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Majlind Lazimi ka depozituar një padi penale ndaj ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi në Prokurorinë e Përgjithshme për largimin e tij nga puna.
Sipas Lazimit, shkarkimi i tij ishte politik, pa motiv dhe i paligjshëm, ndaj ka kërkuar pavlefshërinë e tij.
“Nuk ka asnjë motivacion dhe arsye në atë shkarkim. Besoj se është e nevojshme që secili të ndjekë argumentet, unë të miat i kam depozituar në prokurori, dhe në Gjykatën Administrative për ta shpallur urdhrin të pavlefshëm. Nëse do kishte diçka ligjore që unë kam shkelur do ishte e ndershme për të gjithë të jepej arsyeja, nuk kam asgjë të shkruar vec një urdhri për lirim nga detyra, pa motivacion, argumentim. U hap si lajm në media për përfshirje në fushatë, por nuk ka asgjë për këtë, duhet të jepet arsye logjike, qoftë edhe jo ligjore”, tha ai.
Sipas tij, që nga largimi i tij, Posta ka pësuar dëme të mëdha dhe po ashtu, edhe shteti dëm ekonomik e financiar.
Ekonomi: Pse e shkarkova drejtorin e LSI?! Ma jep ligji të drejtën
Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit te Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi. Ajo thotë se është në zbatim të detyrave që i jep ligji.
“Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.
/Shqiptarja.com

VIDEO