Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Tropojës Dritan Seci, pasi nuk ka mundur të kalojë dot Vettingun. Vendimi është dhënë këtë të hënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën dëgjimore, KPK ngriti dyshime për fshehjen e një apartamenti si dhe një borxh prej 20 mijë eurosh në emër të gjyqtarit Dritan Seci.

Vetë kreu i gjykatës u mbrojt me argumentin se apartamentin e kishte kthyer mbrapsht dhe se nuk e njihte personin që deklaronte se i ka dhënë borxh.

Procesi i vetingut për Secin u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.