Vettingu shkarkon nga detyra prokurorin e dosjes së grupit kriminal 'Bajri', nuk deklaroi 3.6 mln lekë

Vettingu shkarkon nga detyra prokurorin e dosjes së grupit kriminal 'Bajri', nuk deklaroi 3.6 mln lekë

Seanca e KPK për rivlerësimin e prokurorit Blerim Tominaj

TIRANË- Blerim Tominaj, ish-prokurori i krimeve është shkarkuar nga detyra për mosdeklarimin e 3.6 milionë lekëve për vitet 2011, 2012 dhe 2013. 

KPK e ka përfunduar hetimin administrativ për prokurorin Tominaj vetëm për kriterin e pasurisë. Më herët Tominaj kishte kërkuar riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjerë, atë të profesionalizmit dhe të pastërtisë së figurës, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Komisioni. Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte në këtë prokurori deri në shkrirjen e saj në dhjetor të vitit 2019.

Tominaj është prokurori i dosjes që çoi në pranga grupin kriminal “Bajri”.Tominaj u vu më 20 shtator 2018  në hetim disiplinor si prokurori 'rebel' që refuzoi të ishte pjesë e shortit për të zëvëndësuar Eneid Nakuçin dhe Elisabeta Imerajn në dosjen ndaj Emiljano Shullazit.

Pasuria e Blerim Tominaj
Prokurori Blerim Tominaj rezulton me pasuri të pajustifikuar në vlerën e 3.6 milionë lekëve për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Diferencat negative lidhen kryesisht me blerjen e një lokali me vlerë 140 mijë euro përmes huave. Prokurori Blerim Tominaj deklaronte pasuri me vlerë 1.8 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 28 herë dhe kap vlerën e 50.7 milionë lekëve.

Pasuritë e patundshme zënë pjesën kryesore, duke kapur vlerën e 48 milionë lekëve, ndërkohë që prokurori Tominaj deklaron gjithashtu likujditete të akumuluara në cash prej 2.2 milionë lekësh, likujditete në bankë prej 9420 lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Prokurori Blerim Tominaj rezulton me pasuri të pajustifikuar në vlerën e 3.6 milionë lekëve për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Diferencat negative lidhen kryesisht me blerjen e një lokali me vlerë 140 mijë euro përmes huave. Në vitin 2010, prokurori Tominaj deklaron një huamarrje prej 100 mijë eurosh për blerje apartamenti, por që ndryshon destinacion dhe në vitin 2011 përdoret për blerjen e një lokali me vlerë 140 mijë euro. Për këtë qëllim, subjekti deklaron edhe një hua të dytë prej 8 mijë eurosh.

Nga totali i huave prej 108 mijë eurosh, prokurori Tominaj ka shlyer 61 mijë euro dhe në fund të vitit 2017 rezulton të ketë ende pa shlyer vlerën e 47 mijë eurove.

Në vitin 2016, pasuritë e patundshme të subjektit shtohen edhe me një apartament dhe një lokal në Durrës me vlerë 170 mijë euro. Të dy pronat janë përfituar me dëshmi trashëgimie pas një kontrate sipërmarrjeje me kompaninë e ndërtimit LIM-EM.

 Donika Prela dhe  Blerim Tominaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasimi: 16/06/2020 11:33

    Si ka mundesi te gjith kto prokuror me nga 4shpia hotele bare un kam nje jet qe punoj jasht shtet e akoma skam bler nje shtepi bahhh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër