Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela e shfaqur për herë të parë publikisht para mediave që nga dita e emërimit të saj në detyrë. Pas situatës së tensionuar që po kalojnë Krimet e Rënda refuzon të përgjigjet për mediat. Prela ishte e pranishme në ambientet e Policisë së Shtetit e shoqëruar dhe nga vartësi i saj Blerim Tominaj, prokurori i dosjes që çoi në pranga grupin kriminal “Bajri”, por pyetjes se ç’po ndodh në prokurori iu përgjigj me heshtje.
Prela mbërriti dhe u largua nga drejtoria e Policisë e shoqëruar nga një prej 10 prokurorëve “rebel”. Siç shihni dhe në këto pamje krah saj përgjatë konferencës ishte prokurori Blerim Tominaj i cili për 5 muaj ka hetuar intensivisht së bashku me strukturën Forca e Ligjit aktivitetin kriminal të këtij grupi.

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe prokurori Blerim Tominaj
Tominaj u vu dy ditë më parë në hetim disiplinor si prokurori që refuzoi të ishte pjesë e shortit për të zëvëndësuar Eneid Nakuçin dhe Elisabeta Imerajn në dosjen ndaj Emiljano Shullazit.
Lista e prokurorëve 'rebelë' për çështjen Shullazi
/b.ha./Shqiptarja.comKomente


Keta 10 prokuror qe kane marre rryshfet nga Shllazet dhe skan guxim te ngerjne akt-padi duhet persan nga puna,me mire ti fusni keta ne burg
Përgjigju