Policia greke ka vënë në pranga ditën e sotme 1 grek dhe 6 shqiptarë dhe ka sekuestruar 73 kg marijuanë.

Operacioni i policisë helene është shtrirë në Janinë dhe Athinë. Këtij grupi kriminal, përveç drogës së sekuestruar iu gjetën edhe disa automjete e furgona të vjedhur.

Gjithashtu policia helene ju sekuestroi 3 pistoleta dhe një sërë dokumentash të falsifikuara.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarëve të vënë në prangat e policisë greke. 

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com