Gjykata e Lartë ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike Astrit Veliaj për akuzat e ngritura nga Prokuroria për shkatërrim prone. Deputeti Veliaj akuzohej për prishjen e një godine të ish-drejtorisë së Policisë së Fierit për të ndërtuar universitetin privat "UFO" në këtë qytet. Për këtë akuzë, prokuroria kërkoi 1 milionë lekë gjobë ndaj deputetit Veliaj, por Gjykata e Lartë e shpalli të pafajshëm.

Ai u mor si i pandehur 8 muaj më parë, fillimisht me akuzën e ndërtimit të paligjshëm dhe prishjes së pronës publike, por pas amnistisë për ndërtimet pa leje, prokuroria mbeti përballë Gjykatës vetëm me një akuzë, atë të shkatërrimit të pronës.

Objekti 4 katësh i universitetit me një kullë në mes, të tipit “Shtëpia e Bardhë”, është ndërtuar pa pasur lejen ndërtimore të lëshuar nga Bashkia e Fierit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)