Brenda katër orëve janë gjobitur 165 kalimtarë të pabindur që nuk kanë respektuar urdhrin që ndalon qarkullimin pas orës 10:00.

"Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth. Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim", njofton Policia e Shtetit.


Lajmi kryesor:

Shkelën kufizimin, gjobiten 165 kalimtarë! Bllokohen 17 makina në Vlorë! E gjithë Shkodra në xhiro... Grumbuj njerëzish bashkë si në ditë festash, pa ruajtur distancën (VIDEO)