Mbi 27 mijë gjoba janë vendosur nga policia rrugore për shoferët e pabindur që shkelin regullat e qarkullimit.
Gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, janë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore.
Numri më i lartë i gjobave ishte për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;
Në një rast është konstatuar lëvizja me mbi 100 km/orë aty ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/orë
Policia e shtetit bëri një bilanc të javës së fundit
- janë arrestuar në flagrancë 28 drejtues mjetesh, 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
- janë pezulluar 32 leje drejtimi, 11 për tejkalim shpejtësie, 6 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për shkelje të tjera;
Gjithashtu, në bazë të Kodit Rrugor, janë vendosur 27 322 masa administrative, nga këto:
6583 për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;
2006 për parakalime të gabuara;
790 për përdorimin e celularit, gjatë drejtimit të automjetit;
1301 për mosvënien e rripit të sigurimit;
453 për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
16 189 masa administrative për shkelje të rregullave të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore lajmëron se do të intensifikojë monitorimet, duke përdorur mjetet inteligjente, radarët automatikë dhe gjithë bazën logjistike që ka në dispozicion.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?
-
Me elektronikë
57.4%
-
Me postë
27.8%
-
Në kuti
14.8%
Vota total: 1618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
VIDEO/ Për 1 javë, gjobiten 30 mijë e 376 shoferë në gjithë vendin! 30 në pranga, pezullohen 74 leje drejtimi
25 Mars, 09:50
-
‘Bilanci’/ Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 9 mijë gjoba në një javë në Tiranë! ‘Ndëshkohen’ edhe 44 këmbësorë
24 Mars, 09:37
-
Ndotja e ajrit dhe mjedisit, drafti i ri rrit gjobat me 30%! Të gjitha masat që parashikohen për bizneset
23 Shkurt, 16:00
-
Tiranë/ 350 gjoba për këmbësorët në Janar! Shkaktojnë 15% të aksidenteve! Nënkomisari: Problem mjetet me fenelina dhe tentativa për rryshfet
3 Shkurt, 15:22
-
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 181 shoferë të gjobitur në Durrës! 6 në pranga
29 Janar, 10:07
-
Rrezik për aksidente, gjobiten 296 drejtues monopatinash! Oficeri Baka: Ka shkelje flagrante të rregullave! Vëzhgimi i Report TV në Tiranë
8 Janar, 17:00
-
Këtë vit gjoba të kripura për bizneset e qytetarët që ndosin ajrin dhe mjedisin! Rishikohen 6 ligje, në fokus mjedisi e trajtimi i mbetjeve
6 Janar, 21:56
-
Ngrihet task-forca për kontrolle në zonat turistike, gjoba për bizneset që ndosin mjedisin e ujërat, kontrollet prej janarit deri në dhjetor 2024
1 Janar, 15:20
-
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, mbi 9 mijë gjoba për 6 ditë në Tiranë! 30 të arrestuar dhe të vënë në hetim
19 Dhjetor 2023, 11:55
-
Policia ‘mbush’ me gjoba drejtuesit që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, mbi 9 mijë ‘ndëshkime’ në Tiranë! 635 masa administrative në Shkodër
13 Dhjetor 2023, 14:34
-
KQZ gjobit 103 parti politike pas auditimit financiar për 2021 dhe disa kandidatë të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit (LISTA)
7 Dhjetor 2023, 16:53