Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit se po shkel rregulloren dhe Kushtetutën pasi ka refuzuar 3 kërkesa për interpelancë, duke veçuar kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama. Ai tha se rastet do t’i dërgohen Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i kërkoi Peleshit të japë dorëheqjen nga detyra pasi nuk ka guxim të detyrojë Ramën të vijë në Kuvend.
“Jeni shkelës konstant i Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, nuk kam asnjë dyshim se e keni me vendim të Gjykatës Kushtetutës. Ne e kemi vëmendjen në çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit parlamentar të PD një interpelancë urgjente të thirrur me kryeministrin e Shqipërisë lidhur me AKSHI-n, keni kthyer përgjigje dje pas orarit zyrtar. Sipas rregullores së Kuvendit, së pari duhet të kishe njoftuar seancën plenare te njoftimet që ka ardhur një interpelancë dhe e keni refuzuar. T’i jepni mundësinë grupit parlamentar të PD se nuk është dakord të japë argumentet e veta pse nuk bie dakord me refuzimet e kryetarit të Kuvendit. 3 kërkesat e refuzuara do t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese për tejkalim kompetencash. Ke marrë përsipër të asgjësosh parlamentarizmin dhe demokracinë! Nëse nuk zbatoni Kushtetutën dhe nuk sjell dot Edi Ramën në seancën plenare, jep dorëheqjen! Je frikë t’i thuash kryeministrit që je i detyruar të japësh llogari në seancë plenare! Nuk ke guxim! Ki guxim të paktën dhe tërhiqu nga ajo pozitë!”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Çështje nën hetim nga SPAK! Bardhi: S’ke guxim të sjellësh Ramën











