Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 7 të pandehurit mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera lidhur me një procedurë me kosto rreth 68 milion lekë në kohën kur drejtonte KESH-in.
Gjykimi i shkurtuar u pranua për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Rudin Gjoni, ndërsa u nda çështja ku do gjykohet me procedurë të zakonshme i pandehuri Premtim Dauti.
Seancën e ardhshme më 14 shtator prokurori Dritan Prençi do të lexojë konkluzionet përfundimtare për ndaj personave të mësipërm.
Ndërkohë përveç Benet Becit të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes pasi duhet të marrë parasysh ligjin për dhënie të amnistisë ku përcaktohet sipas tyre të përjashtohen gjithë çështjet penale për veprat e kryera deri më 31 . 5 .2026 dhe që parashikojnë një dënim deri në 3 vite burg. SPAK tha se mbi këtë kërkesë do të mbajë qëndrim me shkrim seancën e ardhshme teksa trupi gjykues tha se mbi këtë kërkesë do të shprehen në vendimin përfundmitar.
.-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










SI KA MUMDESI QR RRINE NE DETYRA SHTETERORE NJEREZ QE KANE VJEDHUR...VETEM KETU TEK NE MDODHIN KETO GJERA.....
Përgjigju