‘Shkëlqimi dhe rënia’ e Arben Ahmetajt në PS e qeveri, Rama e la pa asnjë post! Sula: Kryeministri të lëshon kur SPAK afrohet! Dyrnjaja: Ka përplasje në parti

Pas 9 vitesh Arben Ahmetaj nuk do të ketë asnjë post të rëndësishëm në Partinë Socialiste. I konsideruar si një nga më të besuarit e kryeministrit Edi Rama, pas një ngjitje në majat e politikës shqiptare, duke u emëruar në shtatorin e 2021 zv kryeministër dhe ministër i Rindërtimit, Ahmetaj ka humbur shkëlqimin e tij, në vetëm dy muaj. Në korrik Rama e largoi nga qeveria, ndërsa tashmë dhe nga detyrat brenda partisë socialiste.

Por a ka gabuar diku Arben Ahmetaj?

“Pse duhet të ketë bërë diçka patjetër dikush që të lëvizi nga një pozicion? Pse duhet të ketë bërë patjetër diçka? Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore”, tha Rama.

Megjithë qëndrimin politik që kryeministri Rama dha, opozita beson se pas këtyre ndryshimeve fshihet një hetim i mundshëm ndaj Arben Ahmetajt për dosjen e inceneratorëve.

“Jemi mësuar me Ramën, që i përdor kështu bashkëpunëtorët e tij. Sa ndjenë erën e SPAK I largon pastaj”, është shprehur Sula.

Duke marrë në analizë, zhvillimet e fundit, gazetari Denis Dyrnjaja ngre dy hipoteza për largimin e Ahmetajt.

“Janë dy hipoteza. E para akuzat që e lidhin me inceneratoritn dhe dyta lidhet me konjukturat brenda partisë socialiste. Këtu kemi patur dhe spostimin e z. Balla dhe lidhja mes të dyve nuk është e vogël”, ka thënë Dyrnjaja.

Vendin e Ahmetajn në drejtimin politik të qarkut të Vlorës për garën e vendoreve në 2023-shin e mori Blendi Klosi.

“Angazhimi në Vlorë është i rëndësishëm. Nuk duhet të shohim pasi, por duhet të vijojmë drejt fitores së radhës në të gjashta bashkitë e qytetit të Vlorës”, ka thënë Klosi.

Arben Ahmetaj e ka nisur angazhimin në Partinë Socialiste në kohën kur ende ajo drejtohej nga Fatos Nano dhe ishte në pushtet. Në vitin 2009 Ahmetaj u zgjodh për herë të parë deputet. Në 2013 Ahmetajt iu besua posti i ministrit të sipërmarrjes. Pas 3 vitesh në këtë institucion, ai largohet dhe merr në dorë financat e shqiptarëve. Në dhjetor të 2019, pas tërmetit Ahmetaj u caktua ministër shteti për rindërtimin. Me rikonfirmimin maxhorancë në zgjedhjet e prillit 2021, në shtator me krijimin e qeverisë së re, Arben Ahmetaj mori postin e zv.kryeministrit, ç’ka shënoi edhe kulmin e karrierës së tij politike. Por kjo zgjati veçse pak muaj dhe shkëlqimi i Ahmetajt filloi të venitej, dhe vendin e tij si numri dy i qeverisë e ka zënë Belinda Balluku, që konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit Rama.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i papuni: 01/10/2022 10:50

    Harruata ate pederastin ne krye te doganave. Mire se eshte i tille , por ben arrogantin te fortin dhe i ka vene shqelmin ne fyt te gjithe adminstrates. Natyrisht per qellimet e grabitjes qe i ka patur zakon qe kur ka qene doganier ne doganen e Tiranes. Nuk e gjen gje se pas cdo denoncimi del e mbron kryeministri pa u ftohur mire gazeta denoncuese.

    Përgjigju
  • Iris: 01/10/2022 02:10

    Ne fakt, A.Ahmetaj eshte nje nga politikanet e zyrtaret me te perfolur nga te gjithe, qe nga populli i thjeshte e deri tek opozita.Per mire,a per keq, sa te te verteta jane,nuk dihet,por problemi ketu eshte Rama, me mungesen e transparences dhe jo vetem per kete rast,duke i dhene keshtu indirekt hapesire spekullimeve e hipotezave.Ne Perendim nje sjellje e tille nga Rama nuk do te tolerohej nga askush.

    Përgjigju
  • Edi: 30/09/2022 22:47

    Ore Ani kush eshte ky i ATK ai drejtori qe kishte blere kolltuk 700 euro! Donte dhe zyra te reja bytha e tij, po si ka mundesi institucion shteteror e ka cuar ne Mal te Kodra e diellit apo qiraja thuj leku leter? Hajd mo keta vemje jane drejtora, po keshtu eshte mer lek andej edhe jepu shefave ne Ministri!

    Përgjigju
  • Lezhjani: 30/09/2022 22:38

    Po me Pirinin kur do merresh???

    Përgjigju
  • ani: 30/09/2022 22:32

    Po drejtoret e ketij ai Emini i Fafit apo ai tjetri i ATK analfabeti qe vjedhin edhe letrat e menderes kur do i zhduki Rama apo po i ben gati dhe ata per Spak te Beni shok qelie?! E me mire se dimer perpara...

    Përgjigju
  • Luli: 30/09/2022 21:52

    Vloren nuk e shkaterroi Ahmetaj por e shkaterroi Andueli,Vilma e ca te paafte te korruptuar te PS

    Përgjigju
  • Jimmy: 30/09/2022 20:55

    Po mire Rama zuri rrenje tani kjo sdo te thot te zene renje te gjithe!!duhen ndryshuar dhe shume mire ben!

    Përgjigju
  • Eri: 30/09/2022 20:11

    Beni iki bete nuk eshte se e hoqen sepse e pa veten qe dubet te ikte ska ca diskitohet m

    Përgjigju
  • Ersi: 30/09/2022 18:25

    Rama mban vetem anen e drejtesise

    Përgjigju
  • Resa: 30/09/2022 18:25

    Gjithsecili duhet ta mbaj pergjegjesi per vete dhe nuk ka faj Rama per gabimet qe mund te bej Ahmetaj

    Përgjigju
  • Jonis: 30/09/2022 18:20

    Nuk ka llogjike kjo qe eshte thene por thjesht zhvillimi i vendit vjen nga ndryshimet ne rradhet politike edhe brenda partise

    Përgjigju
  • Herdi: 30/09/2022 18:19

    Po cpune keni ju me ndryshimet ne qeveri aman se jane gjera qe ndodhin kudo

    Përgjigju
  • Gledi: 30/09/2022 18:19

    Po beni u be shume vite ne politike tani esht momenti te iki

    Përgjigju
  • Geni: 30/09/2022 17:48

    Rama mban gjithmone anen e atyre qe kane te drejte dhe Arben Ahmetaj nese ka probleme mban pergjegjesi per vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë