Parada kuqezi që shkëlqeu Tiranën, përballë festës së turpshme me tortën gjigante të Berishës e Bashës! Ja përse askush nuk e harron
Torta e Pavarsisë për 100 vjetorin dhe foto nga parada ditën e sotme
Në ditën e Pavarësisë Tirana u kthye sot në zemrën e shqiptarisë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ u transformua në një shesh shumëngjyrësh të kostumeve popullore dhe trashëgimisë tonë kulturore të gati 200 delegacione nga të gjitha trevat shqipfolëse, diasporës dhe arbëreshët e Italisë.
Një spektakël i vërtetë i organizuar mjaft mirë nga bashkia e Tiranës dhe organizata “Rrënjët Shqiptare- Albanian Roots (New York) që synonte nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.
Një spektakël që shkëlqeu edhe pse moti ishte me shi.
Një organizim shumë vite dritë larg, festimeve të shëmtuara që u organizuan nga qeveria Berisha në 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë një përvjetor tepër i rëndësishëm. Torta gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë ishte ‘njollë e shëmtuar turpi’
Një festë, që ishte turp dhe imazhi që u përcoll në botë ishte “qytetarë” që sulmonin qilim-flamurin prej kremi, me qese dhe kuti plastike dhe lopata; teksa të tjerë ecnin mbi të, si të ishte edhe torta një truall për t’u kapur e për t’u dhunuar.
Në ceremoninë e prerjes së tortës, asokohe Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim të thjeshtë për shqiptarët dhe më pas i la vendin katrahurës duke ofruar pamjet skandaloze.Skenat e turpshme, u transmetuan nga 1200 agjenci lajmesh e rrjetesh sociale në mbarë botën, ndërkohë që krerët e shtetit shqiptar, të mbledhur në darkën zyrtare, shikuan pamjet dhe zbardhnin dhëmbët, duke e konsideruar gallatë.
Ndërsa sot ajo çfarë parada përcolli ishte kultura kuq e zi e shqiptarëve shumë vite dritë larg shëmtisë së qeverisjes së Sali Berishës.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
Nuk ishte as faji i tortes dhe as mungesa e organizimit per ate pervjetor por merite e opozites se asaj kohe .
PërgjigjuPse të dogji o djal i keq se të vërtetën thotë… Po bën 12 vjet ky laluci bq në pushtet pse nuk po na fut në BE apo po lëron nënën tënde në surrel edhe hajde tia ngjisim malok bq se aq dim aq bëjm.
Edhe plaka jote me karroc aty ishte po ik o barbon ske turp duke e dijt qe ai klysh kurve maloku ka punuar gjith jeten qe shqiperia mos te hyj ne europ e din te gjith qe ezhte serb
Mendoj që një tortë si ajo por në 2023 situata do ishte akoma më e keqe…
PërgjigjuMendoni se po te behej prape torte tani,shqipot do te vepronin ndryshe nga atehere?! Torta atehere nuk ishte as torte turpi,as gabim.Gabim ishte mosvendosja e rregullit e organizimit nga shteti me forca te shumefishuara policore qe t'i detyronin njerezit t'i afroheshin tortes me rradhe e me rregull e duke respektuar njeri-tjetrin ,jo duke u sjelle si kafshe qe i kishin lene pa ngrene per tre dite rresht. I kemi pare shqipot si sillen ne shume raste e gjithemone demonstrojne te njejtat shfaqje padurimi e keqsjellje e mos respekti per tjetrin qe kane ne krah.Kur vajta nje here te merrje nje vize tranzit ne amb.greke ne Tirane ne 2000,ambasada kishte vene ndarese me litare,si ne banka, qe shqipot te futeshin me rradhe.Mendoni se i respektuan? Aspak,jo qe u dynden e u shtypem tek hyrja,por kur u hap dera,/shalegjatet/ e shqiponjes,i kalonin litaret ndares,sikur kalonin gardhet e shtepive te tyre ne fshat me nxitim e vrap,pa pyetur per rregulla e edukate e rradhe,a thua se u ikte viza!Po ne kisha i keni pare si sillen,kur del kungimi e nafora? Ne kishat e botes respektojne rradhen.mbajne rregull e qetesi;tek ne, i fundit del i pari,per te mos folur per kakofonine e zhurmeshme,se nuk dine t'a mbyllin gojen e vijne per llafe dhe ne kishe! Njehere kur po shkoja ne Boston me autobuz,kur arritem ne destinancion te gjithe respektuan rradhen e karrigeve,pra kush ishte ulur para,dilnin te paret.Dy shqiptare,at e bir qe ishin ulur nga fundi i autobuzit,nuk priten rradhen,por nxituan te dilnin sa me shpejt.Dhe ju e quani sot torta e turpit!Nuk e ka fajin as torta,as qeveritaret e asaj kohe,pse shqipot u sollen atehere si kafshe e na turperuan ne syte e botes.Nuk jemi ne te vetmit qe kemi bere gatime masive me keto permasa,kane bere dhe vende te tjera,po me sillni video, qe jam e sigurte qe mund t'i gjeni ne YOUTUBE si sillen ne bote e pastaj krahasoni me sjelljen e shqipove me torten e pavaresise.Nuk beso te gjeni te ngjashme!
PërgjigjuKeta nuk perfaqesojne shumicen e shqiptareve. Andej nga Bostoni ku ke qene ti, dhe ne gjithe Ameriken, ekziston nje shprehje "You can take the man out of the village, but you can't take the village out of the man". Nuk ka rendesi sa vjet ke ne nje vend, apo dhe nga e ke prejardhjen, po qe se do qe te sillesh si kafshe, do sillesh si kafshe, qofsh ne Amerike, qofsh ne vendet Skandinave apo diku tjeter.Ty mbase te beri pershtypje qe ata babe e bir u sollen ashtu, por nuk te ben pershtypje qe qindra apo mijera shqiptare te tjere nuk sillen ashtu.
Ai me tort ne goje do jete bere deputet or biznesmen.
PërgjigjuTorta tregoi sa te varfer dolen shqiptaret nga 90. Parada sot tregoi sa vodhen shqiptaret nga 90
PërgjigjuTe presim cfare do na tregoje parada e ardhshme or teeeejjjjj
Turp ishte kjo torta edhe sot qe shikoj videon eshte me te vertet qesharake,
PërgjigjuTorta vertet ka qene turp. Por dhe kjo parade dukej si e organizuar nga nje shkolle 9 vjecare jo nga nje shtet Te pakten paradat e para kan qene me te rregullta
PërgjigjuKe organizuar ndonjehere parada te kesaj permase me shqiptare te tjere? Eshte kollaj te komentosh nga kolltuku, por te merresh me shqiptaret per te organizuar dicka, me mire shkoj te dentisti te me shkule te gjitha dhembet pa mpirje. Si hera e pare, mire dhe kaq. Cdo here e pare nuk eshte perfekte, eksperienca te meson te permiresosh gjerat, nuk mund te presesh perfeksion qe ne fillim.
Nuk u duk mire, sepse nuk ishin edhe shume qe u mblodhen per arsye te motit. Mos harro se ishte hera e pare. Nqs i ke pare ne New York behen me mire, sepse atje kane te gjitha pergatitjet dhe mejtet e duhura. Shumica e njerzve ne parade ishin nga mergata.
E prishe tani, këto kanë gjithë ditën që e lavdërojnë, ti thua ishte si klasë fillore. Antivirusi kur gjërat nuk shkojnë është Berisha. Falimentojnë këto se nuk i doli njeri, e dalin te torta e para 11 vitesh.
Festimet e 100 vjetorit kane qene fantastike , dhe torta ka qene simbol i kesaj feste
Përgjigjushiko sa nivel bathorje jane akoma thon fantastike militante te shpifur te ati vul humburit
e paske provuar ti danjel. me sfluk ne dore nga malet paske zbrit
sidomos ato legenat me torte, deshe te thoje ;)