Ankara - Akademikët turq me detyrë në Universitetin Kocaeli kanë arritur të prodhojnë lëkurë njeriu nga pendët e pulës, transmeton TRT njoftimin.
Doc. Dr. Gyralp Ozkoç (Güralp Özkoç) pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin “Kocaeli” ka prodhuar nga puplat e pulës një produkt biomedikal me vlerë të lartë të shtuar, i cili do të përshpejtojë përmirësimin e djegieve në lëkurë dhe humbjet e indeve.
Produkti i ri do të përdoret në veçanti në kurimin e plagosjeve dhe djegieve dhe do të sigurojë riciklimin në ekonomi të 30 mijë tonë puplave të pulës që shkojnë dëm në plehra.
Ozkoç sqaron se me mijëra tonë pendë pulash në gjendje mbeturinash merren nga thertoret dhe pasi pastrohen mirë mbetjet e puplës shkrihen me teknikën e përzierjes në një tretësirë deri sa të përfitojmë një fibroid të veçantë. Pastaj duke përdorur shumë teknika të reja kanë siguruar fijen dhe lëndën e keratinës, të cilat krijojnë një komunikim mjaft të fuqishëm me trupin e njeriut.
marre nga koha net
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com