SHKODËR- 3 persona me maska dhe me armë i kanë zënë pritë një cifti të fejuarish dhe i kanë grabitur 7 mijë lekë të reja dhe një smartphone iphone 5. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore afër aksit rrugorë Shkodër -Tiranë në vendin e quajtur Beltoje rreth orës 16:00 të së martës. Autorët udhëtonin me një mjet tip foristradë.

Dy të fejuarit sipas njoftimit paraprak të drejtorisë së policisë Shkodër janë djali me inicialet  F. A dhe e fejuara E.L. Pas njoftimit të marrë me telefon policia ka angazhuar një numër të madh efektivësh në vengjarje nga ku janë ngritur edhe pika kontrolli rreth zonës për kapjen e autorëve

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)