Shkodër, Ademi kundërshton ligjin
për organizimin e pushtetit vendo

Shkodër, Ademi kundërshton ligjin<br />për organizimin e pushtetit vendo
Përfaqësues të rajoneve të Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Shkodrës ishin të ftuar për të diskutuar bashkë me ekspertë të USAID dhe ministrisë së Çështjeve Vendore ligjin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Këshillitari në këtë ministri Enea Hoti tha se ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe se aktualisht diskutimet janë në fazën e dytë.

“Është një punë që e kemi nisur prej një viti në kuadrin e reformave që qeveria ka ndërmarrë për qeverisjen vendore. Tani jemi në pjesën e dytë të këtij ligji që lidhet me reformat, kopetencat e reja dhe financat. Mozaiku i qeverisjes vendore plotësohet mësëmiri me këtë ligj bazë shumë të rëndësishëm por edhe me një paketë të re decentralizimi të ligjeve sektoriale në ato funksione të reja që qeveria mendon t’i kalojë qeverisjes vendore. Me njësitë e vjetra vendore ishte e pamundur të bëhej decentralizimi apo qeverisja me standartet e kërkuara nga organizmat ndërkombëtar”.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi përveçse dha disa sugjerime kundërshtoi ligjin në disa pika duke thënë se administrimi vendor nuk pasqyrohet i saktë. “Pa dashur ta trajtoj politikisht por vetëm teknikisht, koha është e pamjaftueshme por vetëm e cunguar, e shkurtuar dhe nuk të jep mundësinë për të patur një debat publik të mirëqenë vendor tenik. Ligji mendoj se do të duhej të oshte gati përpara se të fillonim ushtrimin e detyrës ne kryebashkiakët e rinj.

Ndodhemi në një situatë tranzitore krejtësisht të paqartë për të mos thënë se vendimet që dalin nga qeveria kanë probleme me kushtetueshmërinë apo që bien ndesh akteve ligjore. Në këtë ligj administrimi vendor si koncept nuk pasqyrohet i qartë dhe ky fakt vëreht në të gjitha nenet e këtij ligji. Funksionet janë shkruar përciptaz dhe nuk dhe nuk e respektojnë ciklin e domosdoshëm”. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt