Shkodër, prefekti i Qarkut Paulin
Radovani: Nuk zgjidhet asgjë me grevë
Pas hyrjes në grevë të 8 banorëve të zonave të përmbytura, ka ardhur edhe reagimi i prefektit të Qarkut Shkodër, Paulin Radovani.
Pas hyrjes në grevë të 8 banorëve të zonave të përmbytura, ka ardhur edhe reagimi i prefektit të Qarkut Shkodër, Paulin Radovani.
Në një deklarate për mediat, Radovani u ndal për të folur për komisionet e ngritura në atë kohë që sipas tij kanë bërë 3 vlerësime për demet e shkaktuara tek këto banorë.
"Vlerësimi i parë është prej 7581 familje ku është konsideruar prej kulturat bujqësore me një vlerë 1 ml 160 mln lekë. Ky është likujduar deri në 49% deri në zgjedhje.
Vlerësimi i dytë është kaluar në qeveri nga 260 biznese janë pranuar vetëm 4, pse nuk e di se nuk kam qenë unë anëtarë në atë kohë. Dhe ata 4 në vlerë janë futur në vlerë të 1 ml 160 mln lekë.
Vlerësimi i tretë për 5924 shtëpi, nuk është paraqitur fare në mbledhjen e qeverisë. Rreth 2 mld, nuk ka vendim qeverie", u shpreh Radovani.
Prefekti Radovani dha edhe mesazhin e tij për banorët që kanë vendosur të futen në grevë urie, duke u shprehur kundër vendimit të tyre.
"Unë u them banorëve, të vrasin trurin, me prefekt pa prefekt, me gjykatës pa gjykatës, me deputet apo pa deputet, me e zgjidh urtë e butë këtë gjë. Unë nuk jam dakord me hy në grevë në këtë të ftohtë se edhe nuk do të zgjidhet asgjë me grevë, se po të ishte për grevë do të hynte e gjithë Shkodra", tha prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani.
Ndryshe nga çfarë ishte planifikuar, banorët e zonave të përmbytura kanë hyrë në greve urie në lulishten para Bashkisë Shkodër, ku po vijojnë të qëndrojnë prej disa orësh.
Situatën në të cilën ndodhen grevistët në lulishten para Bashkisë Shkodër,kryebashkiakja e Shkodrës,
Voltana Ademi, e ka cilësuar ç’njerëzore. E shoqëruar nga n/kryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, kryebashkiakja Ademi u shpreh se çdo kush duhet respektuar për çdo proteste që organizon për të drejtën e tij.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08