Pavarësisht moratoriumit, prerja e pyjeve vijon të mbetet një problem në vendin tonë.
Tashmë që dimri është në prag, janë shtuar rastet e prerjes së paligjshme te pyjeve, për shkak edhe të ngrohjes me dru të banorëve.
Në Shkodër, policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar, pasi po transportonte me makinën e tij 10 m kub lëndë drusore, e cila ishte prerë në mënyrë të paligjshme.
Marash Brija, u arrestua në flagrancë në rrugën Shkodër - Prekal në vendin e quajtur kthesa e Sumës, pasi u kap me 10 metër kub lëndë drusore me automjetin tip IFA me targë SH 3659 D pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com