SHKODËR- Zona e Shirokës në Shkodër vijon të mbetët një zonë problematike dhe shkak për këtë është bërë rruga e kësaj zone turistike.

Zvarritja e punimeve në këtë aks është bërë një problem shqetësues jo vetëm për komunitetin e kësaj zone por mbi të gjitha për bizneset. Sipas banorëve të Shirokës shtyrja e punimeve ne aksin e shirokës po penalizon zhvillimin e turizmit.

Ndërsa sezoni turistik po afron, përballë kësaj situate nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesit e Bashkisë së Shkodrës kurse Shiroka për të dytin vit nuk është e gatshme t’i presë turistët. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)